Një video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për “Shkatërruesit e shtetit” ka nxitur një debat të madh në opnionin publik.
Për këtë temë ka reaguar edhe aktivisti Rron Gjinovci.
Gjinovci u deklarua disa herë për çështjen e kësaj video, por ai vendosi ta përmbyll këtë debat me një postim në Facebook.
Ai ndër të tjera tha se vërtetësia e videos është e padiskutueshme dhe reagimet ndaj saj konfirmojnë përmbajtjen e saj, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Vendimi perfundimtar për videon e VV-së:
1. Vërtetësia e videos është e padiskutueshme.
2. Reagimi ndaj saj konfirmon përmbajtjen e saj.
3. Lumir Abdixhiku s’ka çka lyp në atë video.
Diskutimi mbyllet, shkojmë në tema tjera.