Gara për kryetar komune në Istog i ka “lodhur” qytetarët e kësaj komune për pritjet e stërgjatura për të zgjedhur të parin e komunës në 4 vitet e ardhshme. Kjo ka bërë që shumë simpatizantë partie të humbasin durimin duke përdorur edhe gjuhë urrejtje.
Një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte nga një mësuese e cila ka mision edukimin e gjeneratave të reja. Valjeta Bujupaj, vajza e shefes së prokurorimit në Istog, Zize Blakaj-Bujupaj është mësuese në një nga shkollat fillore të Istogut.
Por, Valjeta mund ta ketë emrin mësuese, por mësimet e saj janë të këqija për të tjerët. Ajo shquhet për komentet e saj të ulta ndaj kandidatit për kryetar komune, Gani Dreshajt.