Epilogu

Gjykata e Apelit e lë në arrest shtëpiak Milaim Zekën

Gjykata e Apelit e ka lënë në arrest shtëpiak deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekën, i cili dyshohet për veprat penale: “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrim” dhe “ Shmangie nga tatimi”.

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për skandalin me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar.

Ky është njoftimi i plotë i Apelit:

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit M.Z., kundër caktimit të masës se arrestit shtëpiak prej 1 muaji  nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 17.10.2017.

M.Z.  po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 i të njëjtit kod, si dhe v.p.  “ Shmangie nga tatimi” sipas nenit 313  të po këtij ligji.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka gjetur drejtë se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjor për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj tij, konform nenit 183 lidhur me nenin 187, paragrafi 1, nën-paragrafi  1.1. dhe 1.2, pika 1.1.2 e Kodit të Procedurës Penale.

Exit mobile version