Epilogu

Gjykata e ka shpallur fajtor për zjarrvënie axhën e Glauk Konjufcës, ishte dënuar me gjobë

Rabit Konjufca, këshilltar i ministrit të Mbrojtjes dhe axha i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ishte shpallur fajtor në shtator të vitit 2019 për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës të cilin e posedon Gazeta Express, Rabit Konjufca, më 3 mars të vitit 2019 nga pakujdesia kishte ndezur zjarrin në pronën e tij, i cili zjarr nga era që kishte fryrë, ishte përhapur duke kaluar edhe në pronën e ngjitur të depos N.T.P “E…”, depo me tenikë të bardhë, ku janë djegur 170 makina të ndryshme.

Lexo Edhe:
Reagon Haskuka pasi prokuroria ngriti aktakuzë kundër Drejtoreshës së tij
Dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë 12-15 mijë euro.

“Me datë 10.03.2019, rreth orës 16:30, në fshatin Llugagji, Komuna e Lipjanit, i pandehuri R. K., nga pakujdesia ka ndezur zjarrin në pronën e tij, i cili zjarr nga era që kishte fryrë, është përhapur duke kaluar edhe në pronën e ngjitur të depos N.T.P “E…”, ku janë djegur 170 makina të ndryshme, në vlerë prej 12.000-€, (dymbëdhjetë mijë) ose 15.000 -€, (pesëmbëdhjetë mijë), me ç’rast të dëmtuarit A. K. pronar i kompanisë, i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material”, thuhet në aktgjykim, transmeton Gazeta Express.

Gjykata kishte vendosur që Konjufca i vjetër të dënohej me gjobë, në shumën prej 300 euro.

Gjithashtu, i njëjti ishte obliguar që në emer të paushallit gjyqësor ta paguaj shumën “prej 20- €, si dhe për kompensimin e viktimave të krimit ti paguaj shumën prej 30-€, në afat prej 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi”, thuhet tutje në aktgjykim.

Përveç si axha i kryeparlamentarit dhe numrit dy të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca u bë i njohur për publikun, kur ai u emërua këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Për dëmin që kishte shkaktuar Konjufca dy vite më parë, Gazeta Express ka raportuar dje, gjithashtu ka provuar të marrë një koment edhe nga Rabit Konjufca, por i njëjti ka kërkuar që të gazeta të mos “merret me këto gjëra”.

Exit mobile version