Epilogu

“Gjykatësi cullak”: Si ia doli Nasim Haradinaj ta bënte Gjykatën Speciale të dukej qesharake?

Sot është mbajtur seanca e parë gjyqësore kundër Nasim Haradinajt, nënkryetarit të OVL-UÇK-së që po akuzohet për tri vepra të ndryshme penale. Për dallim nga seanca e djeshme ndaj Salih Mustafës, kjo e fundit ishte mjaft interesante.

Nasim Haradinaj po akuzohet për frikësim dëshmitarësh, hakmarrje dhe për publikimin e informatave sensitive.

Këtij të fundit në këtë seancë nuk iu lejua hapësirë e madhe që të fliste, por megjithatë gjithçka shkoi në favorin e tij.

Haradinaj tregoi se familja e tij nuk kishte dëgjuar prej tij derisa kishte mbërritur në Hagë. Avokati i tij më pas deklaroi se çështjet për të cilat po akuzohej z.Haradinaj ishin jashtë jurisdikisionit të gjykatës, e cila duhej të merrej vetëm me “krimet e luftës”.

Ndërkohë, gjykatësi i Speciales e pranoi se ende nuk kishte aktakuzë ndaj z.Haradinaj – ndërsa sekretarja deklaroi se arrestimi kishte ndodhur sepse ekzistonte rreziku që Haradinaj të arratisej. Ajo nuk ofroi ndonjë provë në lidhje me këtë çështje.

Haradinaj po ashtu tha se kishte përgatitur një letër për ta lexuar në gjykatë, për të cilën gjykatësi nuk shprehu disponim të mirë.

“Meqë nuk keni disponim, po e them që unë nuk e njoh këtë gjykatë. Juve ju ka skadu mandati.” – tha Haradinaj.

Po ashtu, ai sulmoi gjykatësin se kishin luftuar për të drejtën minimale të shprehjes së lirë – duke iu referuar mos-lejimit të tij për ta bërë një gjë të tillë në Hagë.

Shumë opinionistë në vend e kanë vënë në kontestim kredibilitetin e Speciales edhe në lidhje me arrestimin e Haradinajt dhe Gucatit – pasi iu dolën dosjet dhe nuk ka pasur arrestime në anën e tyre./Periskopi

Exit mobile version