fbpx
Lajme

Gjykimi ndaj “Ujkut”: Mohohet ekzistenca e burgut në Fabrikën e Metalit, thuhet se ka video-incizime

Ka vazhduar sot në Gjykatën Speciale gjykimi ndaj komandant Pjetër Shalës, në luftë i njohur me nofkën “Ujku”.

Mbrojtja e Shalës në Speciale thotë se shumë persona, dëshmitarë të marrë në pyetje thonë se nuk e njohin Shalën dhe se nuk e kanë parë atë ndonjëherë në Fabrikën e Metalit në Kukës, aty ku pretendohet dhe akuzohet se janë kryer krime, shkruan lajmi.net.

“Personat në Fabrikën e Metalit thonë se nuk e njohin asnjë person me nofkën Ujku. Thonë që s’e njohin ndonjë person me emrin Pjetër Shala. Edhe anëtarët e Brigadës e mohojnë se Pjetër Shala ka qenë anëtar i Brigadës. Shumica e personave që ka intervistuar ZPS nuk mohuan as konfirmuan ekzistencën e një burgu brenda Fabrikës së Metalit në Kukës. Këta persona mohojnë të jenë marrë në pyetje, e jo më të jenë marrë në pyetje brenda ambienteve të kësaj fabrike. Një gjë është e sigurt, kjo tregon që ekzistenca e një burgu në Fabrikën e Metalit nuk ishte e dukshme”, thotë mbrojtja.

Ai tutje thekson se Prokuroria e ka hedhur poshtë një dëshmitar i cili ka pasur edhe video-incizime të Fabrikës së Metalit, incizime këto që i përkasin periudhës së aktakuzës.

Avokati tutje thekson se Prokuroria e Speciales ka ngritur akuzë me deklarata që mohojnë se në Fabrikën e Metalit ka pasur një qendër mbajtjeje.

“Personat konfirmojnë që ishte një bazë logjistike në Fabrikën e Metalit që kalonin qindra ushtarë për arsye mobilizimi. Fabrika e Metalit në Kukës ishte e mbyllur. Aty flinin në kushte minimale, jetike. Të gjithë këta persona që janë intervistuar, thonë se nuk kishte vend për zotin Shala atje, dhe nuk ishte zoti Shala në atë vend. Ky është realiteti që ZPS ka marrë duke pyetur rreth Fabrikës së Metalit në Kukës. Dhe kjo është forma se si ZPS ngre akuzë. Kjo është arsyeja pse prokuroria nuk do t’i përdor këto dëshmi. ZPS ka tërhequr edhe arsyen e vetme të dëgjoni dëshminë e një dëshmitari që ka video apo incizime filmike në Fabrikën e Metalit në Kukës, dhe ky është realiteti”, thotë ai. /Lajmi.net/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close