fbpx
Lajme

Ja pse i futi Vllasin dhe Bakallin në listë si veteranë të UÇK-së, Adem Demaçi

I ndjeri Veprimtari Adem Demaçi, kishte sqaruar se pse ish-zyrtarët komunistë, Azem Vllasin dhe të ndjerin Mahmut Bakallin, i ka futur në listë për veteranë të UÇK-së si pjesëtarë të Zyrës Politike të UÇK-së. Ai ka thënë se Vllasi dhe Bakalli e kanë ndihmuar me këshilla dhe informata.

“Të dytë i kam marr unë për t’i treguar Serbisë se ne jemi unikë si popull, për t’i treguar edhe botës se ne jemi unikë dhe nuk kemi dallime e përçarje. Për këtë punë i kam ftuar”, kishte thënë Demaçi për Epoka e Re.

Sipas tij, Vllasi dhe Bakalli e kanë ndihmuar Zyrën Politike të UÇK-së aq sa kanë pasur mundësi.

“Informatat që i kanë sjellë ata si njohës të mirë të Serbisë kanë qenë shumë të rëndësishme”, ka vlerësuar Demaçi, i cili shtoi se në atë kohë i kishte 12 këshilltarë.

Ish-udhëheqësi i Zyrës Politike të UÇK-së ka treguar se e njeh të kaluarën e këtyre dy personaliteteve shumë më mirë sesa ata që e kundërshtojnë futjen e tyre në listë për veteranë. Ai ka thënë se kushdo që ka qenë i gatshëm ta japë kontributin e tij për liri, rrugën e ka pasur të hapur.

Demaçi ka bërë me dije se në atë kohë i ka ftuar edhe disa personalitete të tjera për të punuar në Zyrën Politike të UÇK-së.

“Por, nuk kanë pranuar. Janë disa të tjerë që tash shesin mend e patriotizëm, por nuk ua majti, sepse nuk ishte bash lehtë të hysh në zyrë. Kështu që këta dy kanë ardhur dhe aq sa kanë ditur kanë fol, kanë këshilluar dhe kanë ndihmuar”, është shprehur Demaçi. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close