Lajme
Glauk Konjufca i del kundër partisë, nuk voton për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Përveç opozitës, dilema për Ligjin e Konfiskimit të Pasurisë ka edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Byroja nuk është miratuar për shkak të kuroumit, kurse kryeparlamentari Konjufca nuk ka votuar pro ashtu sikur kolegët e tij në Vetëvendosje.
Dilemat për këtë ligj kanë ardhur pas vërejtjeve serioze nga Komisioni i Venecias.
Shoqëria civile ka kërkuar që ky ligj të kthehet në pikën zero.
Ka qenë pikërisht Konjufca që e ka dërguar këtë ligj në Komisionin e Venecias.