fbpx
Rozë

Gold AG flet pas intervistimit nga policia dje

Ditën e djeshme u raportua se reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, është intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me projektin e tij të fundit të titulluar “Shkronjat e Arta”.

Meqë tashmë njihet për tekstet dhe këngët e tij patriotike, artisti shqiptar edhe këtë këngë ia kishte dedikuar UÇK-së, në të cilën ka përmendur edhe ish- këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashin, për deklaratat që bëri ditë më parë.

Projekti u cilësua si nxitje dhe përçarje, por që pas intervistimit reperi u lirua në procedurë të rregullt.

Megjithatë, Arian Agushi (emri i vërtetë i Gold AG) pas gjithë kësaj ka falënderuar fansat e tij për mesazhet dhe përkrahjen përmes një postimi të publikuar në InstaStory.

“Mijëra mesazhe më kanë ardhur saqë uratat e juaja shpesh herë mi qesin lotët. Më falni që s’mund t’i kthej e t’i lexoj të gjitha”.

“Po dine se pa dallim ju çmoj se jeni një dhuratë e madhe nga Zoti. Ai deshi që unë të jem vec një djalë i vetëm, por dashnia e juaj më bën të ndihem se çdo shqiptar/e e kam vëlla e motër. Faleminderit shqipet e mia anembanë botës. Ju dua”, ka shkruar krahas fotos.

Tags

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close