Epilogu

Gotovina “Stuhinë” e përgatiti me shefin e CIA-s

Në korrik të vitit 1995, nga baza ushtarake Shepurin pranë Zadrit, aksionin “Vera ‘95” Ante Gotovina e ka bërë gati me shefin e CIA-s George Tennet, shkruajnë mediat kroate, të afërta me ekipin e avokatëve të Gotovinës.

Pasi më 11 korrik 1995 serbët futen në Srebrenicë, ish presidenti amerikan Bill Clinton vendosi të intervenojë ushtarakisht dhe t’i zgjidhë problemet në ish Jugosllavi, shkruan “Jutarnji list”.

Shërbimi i tij i sigurisë e ka ditur që lufta në Ballkan nuk fitohet vetëm me sulmet ajrore ndaj pozicioneve të serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, kështu që aleancën ia ofruan kreut ushtarak kroat.

Ky në fakt ishte misioni gjysmë-sekret i Clintonit, meqë ky veprim nuk është miratuar nga politika zyrtare amerikane, për çka edhe sot Departamenti amerikan i Shtetit argumenton se ata nuk e kanë miratuar operacionin “Stuhia”.

Në fakt, drizën e gjelbër për “Stuhinë” Kroacia nuk e ka marrë nga SHBA-të përmes kanaleve diplomatike, por përmes kreut të sigurimit ushtarak.

Për intervenimin në Ballkan Clinton ka vendosur me bashkëpunëtorët më të besueshëm në Këshillin për Siguri Nacionale: këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Anthony Lake dhe Sekretarin e Mbrojtjes, William Perry, këshilltarin për siguri në DASH, Robert Fraser, shefin e CIA-s John M. Deutch dhe zëvendësin e atëhershëm të tij George Tenet, i cili ishte anëtar i Këshillit për Siguri Nacionale.

Mesazhin e tyre ministrit kroat të Mbrojtjes Gojko Susak, ia ka përcjellë atasheu ushtarak në ambasadën amerikane në Zagreb, Richard Herick, atëherë operativ i CIA-s në Kroaci, i cili ishte plotësisht i pavarur nga ambasadori i atëhershëm Peter Galbraith.

Lideri boshnjak Alia Izetbegovic dhe ish presidenti kroat Franjo Tudman nënshkruan Marrëveshjen e Splitit më 16 Korrik, dhe më 17 korrik amerikanët ngritin bazën e fluturakeve pa pilot në Shepurin të Zadrit.

Aeroplanët e mëdhenj Hercules, të forcave ajrore amerikane, kanë aterruar në Shepurin dhe kanë hedhur tre kontejnerë të mëdhenj, secili 40 metra i gjatë, si dhe fluturaket pa pilotë të tipit “EA-6B Prowlers” dhe “GNAT -750”, të ashtuquajturit “Predator”

Baza është montuar për vetëm tre ditë dhe në funksion ishte më 20 korrik.

Në muajt e ardhshëm aty kanë qëndruar dhe punuar deri 12 amerikanë dhe aq oficerë kroatë. Gotovina në një kohë shumë të shkurtër duhej të zgjeronte pistën. E, në të njëjtën kohë të përforconte mbrojtjen e bazës ushtarake.

Predatorët që ishin në bazë, xhirimet ia kanë dërguar AWACS-it amerikan që ishte mbi Ballkan dhe ai i përcillte në Pentagon dhe Shepurin.

Më 20 korrik 1995 George Tenet vjen në Shepurin, ku pritet nga Gojko Susaki, nga shefi i shërbimit sekret kroat Miroslav Tudman dhe gjenerali Ante Gotovina. Ai erdhi zyrtarisht në Kroaci si një zëvendësshef i CIA-s dhe si anëtar i ekipit të Clintonit për siguri nacionale. Ai erdh në fshehtësi të madhe, nën maskën e një firme nga Baltimori, që ishte një mbulesë e CIA-s në Kroaci dhe në Bosnje.

Exit mobile version