Epilogu

Grenell bashkë me Presidentin Donald Trump

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka publikuar para gazetarëve dhe popullit serb marrëveshjen e re në parim mes dy vendeve, atë të linjës hekurudhore, shkruan Gazeta Metro.

Grenell qëndroi gjatë të mërkurës dhe të enjtës në Kosovë, ku fillimisht u takua me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në një darkë pune, e pastaj me liderin e VV’së, Albin Kurtin dhe atë të LDK’së, Isa Mustafën.

I dërguari i Trumpit, me Thaçin, Kurtin dhe Mustafën ka treguar se ka rënë dakord dhe kanë qenë të pajtimit që të fillojnë rinisjen e linjës hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë.

Që të tre liderët kosovarë, Thaçi, Kurti dhe Mustafa, e kanë mbajtur të fshehur bisedimet e djeshme që kanë pasur me Grenellin, ata janë pajtuar për marrëveshjen e re me Serbinë për hekurudhat.

Vet Grenell, e ka zbuluar në Beograd se gjatë qëndrimit në Prishtinë, liderët kosovarë janë pajtuar në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje të re hekurudhore me Serbinë.

Ai ka thënë se pajtimin e palës kosovare e ka marrë gjatë takimeve në Prishtinë, por se lajmin nuk ka mundur ta bëjë publik pa e marrë edhe pajtimin e palës serbe në Beograd, dhe kjo është arsyeja pse lajmi u bë i ditur nga Beogradi.

Kujtojmë se kjo marrëveshje do të negociohet në Berin, ashtu siç u arrit edhe ajo e linjës ajrore ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

Exit mobile version