“Dëshmitarë të rremë e miliona euro nga rusët”, këta janë disa nga akuzat të cilat i ka theksuar Richard Grenell e i ka shpërndarë edhe djali i ish-presidentit Trump në llogarinë X. Kështu po përshkruhet procesi i montuar ndaj ish-presidentit Thaçi në Hagë.
Së fundmi ai ka shkruar se “Le të jemi të qartë: Jack Smith akuzohet për ndërhyrje të provave, marrje dëshmish, ryshfet dhe korrupsion… Dhe kjo është në hetimin e Presidentit të Kosovës 3 vjet më parë kur Jack Smith punonte në Hagë”.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1787152186671276068
Ky nuk është reagimi i vetëm. Ai i kërkoi llogari Zëvendës Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm, Bruce Swartz, i cili kishte komunikuar me ish-kryeprokurorin Jack Smith për mbylljen e Gjykatës Speciale. Grenell i ka kujtuar atij se ka një mesazh zanor nga ai dhe se është duke e ruajtur.
“Kongresi duhet ta pyes Bruce Swartz-in se çfarë i tha Jack Smith-it pasi i thashë se Serbia dhe Kosova kishin rënë dakord t’i jepnin fund punës së tij dhe gjykata e Hagës për Kosovën/Serbinë. Bruce më tha se ai mendonte se Jack Smith nuk do të pëlqente që puna e tij të shpërndahej dhe kështu ai donte të fliste fillimisht me Jack. Dhe pastaj…mendoni se çfarë i bëri Jack @HashimThaciRKS. Pyete Bruce” ka shkruar Grenell në X.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1787319902766039079
Tutje Grenell ka shkruar se “
Dhe siç e kam thënë më parë, kam ende një postë zanore të ruajtur nga Bruce Swartz për mua nga 29 janari 2020.”