Ish i dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar në Twitter pas raportimeve se tre agjentë rusë kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Ai në postimin e tij në Twitter ka thënë “Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare”.
“Shpresoj të marrin medale. Të gjithë janë heronj”, vazhdon Grenell.