Nt: Ish -Emisari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi Richard Grenell, në një intervistë për T7 ka komentuar rreth takimit të 14 shtatorit në Bruksel. Ai thotë se të dyja palët janë fajtore që s’pati progres, por thekson se komuniteti ndërkombëtar është unik sa i përket veprimeve të Kurtit në Veri – i kanë dënuar ato. Sipas Grenell, në Departamentin Amerikan të Shtetit, njerëzit që punojnë aty, janë të frustruar me Kryeministrin Kurti, duke paralajmëruar se do të ketë pasoja për të. Grenell thotë se është admirues i Presidentit Thaçi ndërsa thekson se ai ndodhet në Hagë për shkak të urretjes së ish -Kryeprokurorit Jack Smith ndaj ish -Presidentit Trump. Grenell ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit në 3 vjetorin e saj. Thotë se administrata e Biden bëri një gabim rreth ujdisë që u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë.
T7: Ndryshojmë temën për pyetjen e fundit, ish-presidenti Thaçi ka tre vite që ndodhet në paraburgim në Hagë, i akuzuar për krime lufte. A e keni ndjekur procesin dhe a keni pasur ndonjë komunikim të fundit me të?
R.Grenell: Kam ndjekur procesin dhe sigurisht që jam një admirues i Presidentit Thaçi. Joe Biden e quajti atë George Ëashington e Kosovës. Kjo është një kompliment shumë i bukur. Ai nuk duhet të jetë në burg. Ai nuk duhet të jetë nën arrest nga Gjykata e Hagës. Mendoj se Jack Smith, ish-kryeprokurori, shkoi përtej dhe e bëri këtë sepse urren Donald Trumpin dhe e dinte se ishim afër për të bërë një marrëveshje. Po ashtu pajtohem me Edi Ramën, kryeministri i Shqipërisë, sepse ai është revoltuar që evropianët ende mbajnë Thaçin. Kjo, për evropianët, është një dëmtim i vërtetë për reputacionin. Nuk mund të thuash që je pro një sistemi të drejtësisë të mirë që është i ndershëm dhe i drejtë nëse mban Thaçin për tre vjet. Kjo është një turp për Hagën dhe duhet të ketë më shumë zëra në Evropë dhe në komunitetin ndërkombëtar dhe fajtor e mbaj Jack Smith.