fbpx
Lajme

Grenell: Osmani ia ka bërë të qartë SHBA-së se nuk pajtohet me Kurtin

Ish i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar mesazh të fortë kryeministrit, Albin Kurti në zgjedhjet lokale.

Grenell ka shkruar në Twitter se ky mesazh erdhi pasi Kuri sipas tij ka refuzuar SHBA-në si dhe për shkak se nuk e ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në.

Tutje ai ka shtuar se Vjosa Osmani ia ka bërë ta qartë Amerikës se nuk pajtohet Kurtin.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme ta refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-së se nuk pajtohet me Kurtin”. ka shkruar Grenell.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close