Mediumi amerikan “New York Times”, në një artikull të publikuar dje për ambasadorin Richard Grenell ka dhënë disa detaje interesante. Aty përmenden dy pozita të cilat mund t’i marrë Grenell pas fitores së Donald Trump.
Sekretar i Shtetit ose Këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Njëra prej këtyre dy pozitave do të jetë për Richard Grenell, thotë NYT.
Gjithsesi, zoti Trump flet rregullisht me zotin Grenell dhe një vit e gjysmë më parë kishte lavdëruar për besnikërinë e tij pugiliste. “Ric Grenell: një luftëtar,” tha zoti Trump në Arizona në tetor 2022. “Ne kemi një njeri të madh, të madh. Një luftëtar i madh. Ai ka shumë të ardhme.”