Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pret nesër në takim të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Takimi i tyre do të zhvillohet nga ora 11:30, transmeton Indeksonline.
Ndërsa sonte Grenell pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në një darkë pune.
Grenell vie në Kosovë pikërisht në ditët kur nuk dihet nëse VV dhe LDK do të arrijnë të lidhin koalicionin e tyre bashkëqeverisës gjatë ditëve në vijim, teksa liderit të VV-së, Albin Kurti ligjërisht i kanë mbetur edhe 13 ditë në dispozicion për të propozuar kabinetin qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votim dhe formim të Qeverisë./Indeskonline