fbpx
Lajme

Grenell: Tmerruese që Thaçi është ende në Hagë. nuk ka asnjë provë të vetme nga Prokuroria

Ambasadori Richard Grenell është pyetur nga gazeta Nacionale në një konferencë për medie në lidhje me ato që kishte biseduar në telefon me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Z. Grenell nuk u tregua specifik në lidhje me ato që i kishte biseduar me ish presidentin dhe ish kryeministrin e Kosovës që ndodhet i paraburgosur tash e gati dy vjet në Hagë.

“Bashkësia ndërkombëtare tashmë e ka kuptuar se ish presidenti Thaçi është person që vjen me ide dhe me kompromise për të ecur përpara. E dimë se presidenti amerikan Joe Biden e quajti Thaçin “George Washingtoni” i Kosovës. Ky është një kompliment tepër i madh (për dikë)” – u shpreh Grenell pas pyetjes së gazetarit.

Ai më pas, lavdëroi disa atribute të Thaçit si lider që kërkonte të arrihej kompromisi.

“Ai shihte nevojën për kompromis… kjo nuk është kurrë e rehatshme, por është diçka që duhet të bëhet.” – vazhdoi më tej z. Grenell.

Më pas, ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani kërkoi edhe shfuqizimin e Gjykatës Speciale duke akuzuar këtë gjykatë ndërkombëtare se është “politizuar tepër shumë”.

“Është tmerruese që ai (Thaçi) është ende në Hagë. Nuk ka asnjë provë të vetme nga Prokuroria… inkurajoj gazetarët që të shikojnë aktakuzën ndaj Thaçit… Ka akuza pa datë, ka akuza që s’dihet kush i ka bërë… Kjo është një lëvizje anti-Trump (sepse Thaçi ishte nisur për të bërë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë). Nëse ka prova, tash pas 20 vitesh, atëherë ato duhet të jenë specifike. Duhet të ndalet kjo gjykatë ndërkombëtare sepse është politizuar tepër shumë,” – vijoi më tej në përgjigjen e tij z. Grenell.

Njeriu i afërt i ish presidentit amerikan Donald Trump ka folur më gjerësisht edhe në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Të dyja palët duhet të qëndrojnë në tavolinë. Kur shohim Ukrainën, kur diplomacia dështon, shohim luftë dhe konflikt. Është koha të shohim diplomatët amerikanë që do tu thonin dy palëve që duhet të bëni kompromis. Kjo duhet të jetë diçka që Shtëpia e Bardhë ta shtyjë përpara. Ai duhet të shtyjë përpara zgjidhje në Ballkan,”

Grenell kërkoi që Shtetet e Bashkuara të përfshiheshin drejtpërdrejtë në procesin e dialogut me Serbinë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close