Gruaja e Aganit: U brengos shumë kur Rugova shkoi në Beograd që të bisedoi me Millosheviqin
Si gazetar i të përditshmes FAKTI në Shkup, Emin Azemi, pronar i kësaj gazete më njoftoi se nëpërmjet prof. Abdullah Karjagdiu, ka caktuar që më 25 dhjetor të vitit 2001 të shkoj në Prishtinë për të bërë një intervistë me z. Sadije Agani, bashkëshoorten e të ndjerit Akademik Fehmi Agani. Kjo intervistë ekskluzive është botuar në të përditshmen FAKTI më datë 31 dhjetor 2001 në numrin e Vitit të Ri. Me që sot është 31 dhjetor dita kur para 20 vitesh u botua kjo intervistë, që përkon edhe me 22 vjetorin e vrasjes mizore nga Serbia të Akademikut Fehmi Agani, të këtij atdhetari, akademiku dhe politikani të paepur per lirine e Kosovës, e pashë të nevojshme që për lexuesit ta publikoj në tërësi këtë intervistë rënqethëse.Akademik Fehmi Agani jetoi dhe vdiq për Kosovën
-Unë dhe Qamil Jaka vajtëm në morg. Aty ishte trupi i Fehmiut. Na pyetën a dëshirojmë ta shohim. Ne u treguam të gatshme dhe na futën brenda. E pamë kufomën e Fehmiut. Ishte qëlluar me plumb nga afër në mes të ballit dhe në dy anët në majë të kokës, rëfen z. Sadije Agani-
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Dr. Rexhep Mejdani,të premten më datë 21 dhjetor 2001, në ambientët e Presidencës priti z. Sadije Agani, bashkëshorten e të ndjerit Akademik Fehmi Agani që u vra mizorisht nga regjimi serb në qershor të vitin 1999, të shoqëruar nga i biri i saj Mentori, nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Yli Popa dhe akademikë të tjerë. Zonja Agani falenderoi presidentin Mejdani për URDHRIN e latrë “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” që iu dha Akademik Fehmi Aganit nga Presidenti Shqiptar. Duke komentuar zhvillimet politike në hapësirën shqiptare Mejdani u shpreh se “pavarësisht përplasjeve, do të hecet përpara në një rrugë që është përcaktuar. Aktualisht procesi i integrimit është në përputhje me atë ç’duam ne shqiptarët në aspiratën tonë kombëtare”.
Nuk pata rast asnjëherë të dëgjoj që ai të mendojë keq për të tjerët
Të nxitur nga ky lajm ne vumë kontakte me z. Sadije Agani bashkëshorten e të ndjerit Akademik Fehmi Agani, udhëtuam në Prishtinë dhe për lexuesit e FAKTIT zhvilluam një bisedë spontane por tejet rënqethëse.
Atë ditë që kisha caktuar të shkoj e të bisedoj në Prishtinë me zonjën Sadije Agani po binte një borë e dendur dhe bënte shumë ftohtë, por përkundër të gjithave i nxitur nga pasioni i gazetarit vendosa që të mos e anuloj udhëtimin nga Dibra drejt Prishtinës.
Dhe, u takuam . me z. Sadije Agani. Përshtypja ime e parë ishte se kemi të të bëjmë me një zonjë të urtë e fisnike, ashtu siç ishte edhe i ndjeri Akademik Fehmi Agani.
Fjalët e para të kësaj zonje ishin: ”Pasi u ka lodhur aqë shumë udhëtimi i gjatë në këtë kohë të keqe, unë do të mundohem që t’i them shkurt disa gjëra”. Jo zonjë, iu përgjegja, “Unë për këtë punë kam ardhur nga Dibra dhe dëshiroj që nga Ju të dëgjoj sa më shumë për jetën e të ndjerit Akademik Fehmi Agani”.
Zonja Sadije Agani pasi morri frymë thellë disa herë, filloi të flasë me një zë të butë:”Familja Agani e ka prejardhjen nga Plava në Malin e Zi. Ata kanë ardhur në Gjakovë gjatë luftërave në kohën e Turqisë. Fehmiu ka patur një vëlla, Hilmiun, dhe tri motra. Dy motrat janë martuar në Gjakovë, ndërsa njëra në Plavë, ku edhe ka ndëruar jetë.
Fehmiu gjimnazin e ka kryer në Prishtinë , ndërsa studimet filozofi-sociologji në Beograd.Ushtrinë e ka kryer në Bileqe, dhe pas mbarimit të shërbimit ushtarak këthehet në Prishtinë ku ishte edhe i vllëllau Hilmiu. Në fillim u punësua në “Rilindje’ si përgjegjës për rubrikën e jashtme, dhe ndërkohë jepte mësin edhe në shkollën normale të Prishtinës, ku isha edhe unë nxënëse e kësaj shkolle, maturante në vitin e pestë 1959/60.Në fillim u njohën në raportet si nxënëse-profesor, ndërsa në vitin 1961 u martuam sëbashku.
Kemi dy djem, Mentorin e lindur në vitin 1962, që aktualisht është inxh. i dipl. i elektronikës dhe Shpendin i lindur në vitin 1964, që ka kryer studimet e degës së ndërtimtarisë. Asnjëri nuk është duke punuar në profesionin e vet. Ç’është e vërteta, Mentori ne studimet postdiplomike është duke shkuar gjurmëve të të atit në degën e sociologjisë.
Jeta ime me të ndjerin Fehmi Aganin, mund të them lirisht, se ka qenë ideale.Ishte bashkëshort ideal dhe prind shembullor.Asnjëherë nuk u bërtiste fëmijëve.Bile mbesa jonë Genta njëherë e pyeti, “gjysh a din ty të hidhërohesh”, kur Fehmiu i foli me zë të lartë: “Genta veshi shpejt çorapet”, jo, i tha mbesa e vogël: “unë dua të më rrahish”. Përgjigja e Fehmiut ishte:”unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë”. Ai ka qënë njeri i butë dhe nuk pata rast asnjëherë të dëgjoj që ai të mendojë keq për tjetrin.Kur unë ndonjëherë edhe hidhërohesha, ai më thoshte se njërëzit duhet pranuar ashtu siç janë.
Dëshmi se çfarë njeriu ishte Fehmiu tregon edhe numri i madh i shokëve që kishte.Nga asnjë shok i tij nuk kam dëgjuar fjalë të keqe, por gjithnjë vlerësime pozitive.Kur vinin e më ngushëllonin për vdekjen e tij, shokët qanin si fëmijë.
Ndërsa punonte si ligjërues në fakultet, kam dëgjuar se e deshin të gjithë studentët, sepse ai sjellej si shok me ta.Bile kam dëgjuar se njëri nga studentët, për të bërë shaka me shokët e ka imituar profesorin, dhe kur studenti e vëren se profesori ka arritur dhe po sheh e dëgjon se çka flet për të, stepet, por Fehmiu i thotë:”shumë mirë po më imiton, dëshiroj që kështu të flasësh edhe në provim. Dhe kur vjen ta jep provimin studenti merr notën dhjetë, e u thotë shokëve:”kisha frikën mos më hakmeret, por qënka njeri i mirë”.Fehmiu ishte shumë i afërt me studentët dhe punonte bashkë me ta edhe në organizatat studentore.
Kur shkoi në studimet postuniversitare,çuditërisht në fakultet ia zvogëluan edhe rrogën, por vullneti i tij i madh e arrijti qëllimin, i kreu studimet postdiplomike dhe mori titullin e akademikut.
Puna e tij si ligjërues në fakultet u ndesh edhe me një betejë të madhe, sepse atëherë kishte shumë profesorë serbë, dhe shumë lëndë shqiptarëve u jepnin profesorët serbë.Atëkohë z.Dervish Rozhaja-dekan,dhe profesorët Fehmi Agani, Ali Hadri, Gazmend Zajmi etj., angazhoheshin që të pranojnë në punë sa më shumë kuadro shqiptare, që lëndët t’i japin në gjuhën shqipe, dhe ia arritën qëllimit, duke shtuar numrin e pedagogëve dhe duke hapur edhe degë tjera.
Mosmarrëveshjet me profesorët serbë ishin të mëdha, por Fehmiu me shokët e tij këmbëngulnin që të shtohet edhe numri i studentëve shqiptarë edhe i profesorëve shqiptarë.
Fehmi Agani përveç punës si profesor në fakultet, merrej aktivisht edhe me punë politike, duke u angazhuar pa u lodhur për përparimin e kombit dhe për arritjen e statusit Republika e Kosovës.
Kjo ide dhe ky angazhim i tij bëri që serbët ta marrin në sy të keq, dhe që nga viti 1968 e kishin vënë në listën e zezë për ta likuiduar.Kjo u argumentua edhe në gjykimin e bërë disa shqiptarëve, se gjoja kishin tentuar ta djegin separacionin. Kur gjykatësi i kishte pyetur se çfarë planesh tjera kishin, ata u përgjigjën: “ta vrasim edhe Fehmi Aganin”.Për këtë gjykim shkruajti edhe “Rilindja” në vitet e ‘70-ta.
Fehmi Agani, gjatë periudhës së viteve 1968-99, punoi dhe u angazhua 31 vjet radhazi për të dhënë maksimumin e tij për kombin shqiptar.
Urrejtja serbe ndaj Fehmiut u rrit edhe më shumë kur ai ishte anëtar i komisionit të Serbisë për Shpërblimin e AVNOJ-it, kur u propozua që ky çmin t’i jepet Çubrilloviqit. Këtë propozim e kundërshton ashpër Fehmiu. dhe me argumente të pamohueshme ky propozim për Çubrilloviqin nuk kalon fare.
Në vitet e ‘80-ta profesor Fehmi Agani shpallet person i padëshirueshën në universitet, dhe pasi e nxjerrin nga partia, dekani serb, që kishte qënë student i tij nënshkruan vendimin për largimin nga puna, dhe kështu filloi edhe procesi i diferencimit në Kosovë.
Të gjithë këtë Fehmi Agani e priti me një gjakftohtësi lakmuese me shpresë se do të vijnë ditë më të mira.
Në vitin 1990 filluan përgatitjet për themelimin e LDK-së.Atëkohë Fehmiu kishte dalë në pension, pasi Serbia e kishte zvogëluar buxhetin për arsimin e lartë në Kosovë.
Pas zgjedhjes së kuadrove drejtuese të LDK-së, u mbajt edhe kongresi i parë ku si nënkryetar i partisë u zgjodh Fehmi Agani dhe në këtë post qëndroi 8 vjet radhazi dhe puna e tij kryesore ishte internacionalizimi i çështjes së Kosovës.
Fehmi Agani pati një angazhim të madh edhe në rafshin e bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e arsimit e të kulturës. Ishte koha kur nga Shqipëria vinin dhe mbanin ligjerata në universitetin e Prishtinës shumë pedagogë nga Shqipëria. Organizimi dhe mbajtja e simpoziumit për 500 vjetorin e vdekjes së Skenderbeut, në Prishtinë, ku erdhën shumë shumë personalitete të shkencës dhe kulturës nga Shqipëria me në krye Aleks Budën, bëri jehonë të madhe.
Gjatë punës dhe aktivitetit të tij në LDK, udhëtoi disa herë në Beograd për çëshjen e financimit edhe të arsimit shqip në Kosovë.Kur këthehej nuk hapej fare për këto takime. Kështu vepronte edhe kur takohej me aktivistët e LDK-së për aktivizimin e 3 përqindshit.
Por e kam dëgjuar të flasë me inat dhe përbuzje për Milosheviqin, i cili pas tri vjetë bisedimesh e premtimesh që në Prishtinë të hapen tri shkolla shqipe, dy fillore e një e mesme,nuk e lejoi këtë.
Mendimi i Fehmiut për Millosheviqin ishte se ai është tepër kryeneç, të sjell rrotull me premtime, e më në fund ven kushte të cilat nuk u përshtaten shqiptarëve, dhe çdo gjë binte në ujë.
Fehmiu fillimisht kishte shpresë dhe ishte për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë.Ani thoshte, le të fillojmë me pak dhe pastaj gradualisht do të vjen numri duke e shtuar.Por më vonë u bind se me Millosheciqin nuk mund të bëhet asgjë.
Fehmi Agani u brengos shumë kur Ibrahim Rugova shkoi në Beograd që të bisëdojë me Millosheviqin. Kreu u Beogradit i kishte thënë Rugovës: “Ose eja të bisëdojmë, ose do të vras”.
Djali ynë Mentori asokohe e pyeti Fehmiun: ”Babë po tët kanoset edhe ty Millosheviqi, si do të veproje. Fehmiu iu përgjegj: ”Ibrahimi është i ri, edhe nëse gabon ka kohë të përmirësohet, ndërsa po shkoj unë në Beograd, nuk do të kem kohë kam kohë më që të përmirësohem, lufta i ka këto gjëra”.
Gjithnjë i ndiqte me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në Kosovë.Gëzohej shumë për çdo sukses të UÇK-së.U shqetësua pa masë kur mësoi lajmin për vdekjen e Sali Çekut dhe Agim Ramadanit në luftën e Kosharës, qante si fëmijë, pasi i njihte shumë mirë këta të rinj.
Sipas asaj që dëgjuam nga goja e bashkëshortes Sadije, i ndjeri Akademik Fehmi Agani ndiqte edhe lajmet e Euro-njuzit, Bi-bi-sinë, zëdhënësin Xhimi Sheja, dhe shpeshherë kur ndërpritej ryma elektrike, bëhej shumë nervoz dhe nga kjo iu paraqitën diabetesi, ulçera, dhembje të zorrës së trashë, dhe pësoi tre infrakte, dhe mendonte që kur të përfundojë lufta edhe t’i nënshtrohet operacionit të zemrës. Çdo mëngjes kur çohej merrte shumë medikamente për t’i përballuar shqetësimet që i kishte me shëndetin.
Megjithatë Fehmi Agani punën nuk e ndali asnjëherë. Punonte natë e ditë, por kurrë nuk lëvdohej. Kënaqësia më e madhe e tij ishte kur i shikonte rezultatet e punës së tij.
Si anëtar i delegacionit kur zhvilloheshin negociatat në Rambuje, z. Jakup Krasmiqi kishte thënë se nuk e ka menduar që Akademik Fehmi Agani të ketë kaqë energji të madhe për punë.
Kur u këthye nga mbledhja në Rambuje, tregon bashkëshortja,Fehmi Agani, veçsa ishte ulur në dhomë, kishte thënë: ”Besoj se e kreva misionin tim në këtë mbledhje. Deri këtu e mendoja.Tani u vendos për sulmet e NATO-s mbi Serbi, tani le ta vazhdojnë tjerët”. Nusja e djalit iu përgjegj: ” Çka po thua babë, t’i nuk mund të rish i qetë”. Ashtu është u pergjegj Fehmiu: ”Por tani do tu kushtohem librave të mi që më mbetën pa i përfunduar. Tani duhet tu përkushtohem më shumë shkrimeve të mia, pasi ja si po duket edhe shëndeti po më dobësohet”.
Konfliktet mes partive dhe brengosja e Fehmiut
Më 24 mars 1999 filluan bombardimet e caqeve serbe në Prishtinë. Në shtëpi ishim unë, Fehmiu dhe djali Mentori, sepse djali tjetër Shpendi kishte vajtur te vjehra.
Tri netët e para qëndruam në shtëpi, Fehmiu nuk dëshironte të largohet nga shtëpia.Një kojshi na ofroi të shkojmë te ata për më sigurtë, dhe pas shumë lutjeve shkuam atje, por vetëm natën, sepse gjatë ditës përsëri këtheheshim në shtëpinë tonë. Ditën e gjashtë të sulmeve ajrore të NATO-s ishte qëlluar ndërtesa MPB-së në Prishtinë. Të nesërmen trupat e Arkanit gjuajtën shtëpinë tonë nga një xhips dhe kishin bërë mjaft dëm. Ndenjëm deri në ora 15. Atë ditë vazhdimisht dëgjoheshin të shtëna armësh në lagjen tonë “Dragodan”dhe policia dhe paramilitarët serbë, filluan t’i nxjerrin me dhunë njerëzit nga shtëpitë. Djali ynë Mentori dilte jashtë dhe pasi shikonte na tregonte se ka shumë të rrahur e të plagosur. Mentori e luste Fehmiun që të largohemi nga shtëpia sa nuk është bërë vonë, por Fehmiu nuk dëgjonte. Atë mbrëmje pati edhe një shpërthim të fuqishëm në qendër të “Dragodanit”.
Vendosëm për më sigurtë të shkojmë në shtëpinë e akademik Rexhep Ismajlit. Kur arritëm atje, Rexhepi ishte nisur të largohet për te miku i tij,ndërsa ne ndenjëm aty me motrën e tij, dhëndërin dhe fëmijët e tyre.Fehmiu me çdo kusht mundohej që edhe Mentori të shkojë me Rexhep Ismajlin, duke menduar se atje do të jetë më i sigurtë. Kur djali ynë Mentori i tha Fehmiut:” Babë unë nuk dua të shkoj se frigohem mos të vrasin”, Fehmiu i u përgjegj:”Ani, mua le të më vrasin, por unë dua të shpëtosh ty, se po tët vrasin, atëherë edhe mua do të më kenë vrarë dy herë”. Pastaj u larguam një një skaj, dhe Fehmiu i foli Mentorit që të shkojë me Rexhepin, se “ Ty nuk guxon tët vrasin pa e jetuar Kosovën, ndërsa mua le të më vrasin, sepse unë jetova për Kosvën”. Këto fjalë më në fund e bindën djalin dhe ai shkoi me Rexhep Ismajlin.
Me këtë menduan se na u hoq një barrë e madhe që e kishim, por më vonë kuptuam se rrugës ata kishin hequr të zitë e hullirit. Në lagjen “Aktash” i kishin ndaluar paramilitarët serbë, e kishin rahur Mentorin sëbashku me një të riun tjetër, ua kishin plaçkitur paratë, dhe Rexhep Ismajlit ia kishin marrë veturën. Pastaj mezi kishin arritur te “Bregu i Trimave” dhe ishin futur në shtëpitë e huaja që i kishin gjetur të zbrazëta, ku kishin qëndruar katër ditë në kushte shumë të vështira dhe nga 60 veta në një dhomë, dhe ditën e pestë kishin arritur te miku i Rexhep Ismajlit.
Ne që mbetëm në shtëpinë e Rexhepit përjetuam tortura tjera. Pas boshatisjes së “Dragodanit”, policët, paramilitarët dhe ushtria serbe erdhën edhe te na dhe filluan t’i thejnë dyert e dritaret duke na urdhëruar të dalim jashtë. Aty ku qëndronim ne, nuk arrijtën t’i thyejnë grilat. Por më në fund u detyruam që të dalim edhe ne.Kur dolëm jashtë filluan të na shajnë e kërcënohen. Pasi nisëm të largohemi unë e Fehmiu, na thanë të paraqitemi te grupi tjetër i paramilitarëve e policëve. Kur arritëm atje njeri e njohu Fehmiun, e rroku për supi dhe i tha: ”Keni lypur Republikë, ndërsa keni pasur më shumë se kaqë”, dhe na lejoi të vazhdojmë.U nisëm të zbresim kah qyteti, por nuk dinim nga tia mbajmë, ishim shumë të shqetësuar.
Rastësisht mu kujtua se aty pranë banon Afërdita, vajza e motrës së Fehmiut dhe shkuam në shtëpinë e saj. Ugëzuan të gjithë kur na panë edhe vjehra, vjehri i sëmurë filloi të qan prej gëzimit se është gjallë Fehmiu, edhe dhëndri u gëzua shumë, sepse në pak më parë ishte përhapur lajmi se i kanë vrarë Fehmi Aganin, Blerim Shalën, Baton Haxhiun.
Fehmiu u brengos shumë për këtë lajm, dhe nuk dinte a ta demantojë këtë lajm dhe si ta demantojë. Aty qëndruam tri ditë dhe kur edhe këtu arritën policia dhe paramilitarët serbë dhe filluan t’i nxjerrin me forcë njerëzit jashtë, edhe ne u larguam. Nuk gjetëm zgjidhje ku të fshehemi.
Në mesditë Fehmiu veshi mantelën dhe unë i vura një shall në kokë e dolëm nëpër qendër të qytetit ku kishte më së shumti policë, mes Këshillit Ekzekutiv e Bankës Popullore, për të shkuar te djali i vëllaut të Fehmiut. Për fat deri aty kaluam mirë. Edhe te djali i vllaut u gëzuan kur na panë , sepse edhe ata kishin degjuar për lajmin e vrasjes së Fehmiut.
Për shkak të sigurisë unë vendosa të kërkoj strehim tjetër te një burrë i shoqes sime, sepse frigoheshim mos po na kërkojnë policia dhe paramilitarët serbë. Atë ditë u bë vonë dhe të nesërmen burri i shoqes sime kishte vendosur të na çojnë te miku i djalit më të vogël, te Raif Bajrami, por edhe te ai ishin strehuar shumë njerëz. E ndjenin se Fehmiun duhet ta fshehim në një vend më të sigurtë. Më në fund edhe te Fehmiu lindi një depresion i madh, tërë ditën nuk shtinte asgjë në gojë. Pas tre javësh Raif Bajrami na dërgoi te shtëpia e Sheribanes, vajzës së vllaut të tij,atje e theu derën dhe na futi brënda. Në këtë vend ndenjëm edhe dy javë tjera.
Në periudhën pasi e lëshuan Ibrahim Rugovën nga arresti, mes partive tona filluan konfiktet e kundërthëniet. Këto gjëra Fehmiu i ndiqte me kujdës të madh nëpërmjet lajmeve. Filloi të brengoset shumë dhe më në fund vendosi të dalim jashtë Kosovës. Djali ynë Mentori e pyeti: ” E pse dëshiron tani të dalim jashtë babë, e nuk dëshiroje kur thojsha unë”. Fehmiu iu përgjegj: ”A e sheh se çka janë duke bërë, vetem unë mendoj se mund t’i bashkoj partitë tona”.
“Ja ku është ky që na e solli NATON”
Më 6 maj u nisëm të largohemi, Raif Bajrami erdhi e na luti që të mos largohemi. Atë ditë u çuam heret në ora 4 të mëngjezit, për të arritur në Fushë Kosovë që ta mbrijmë trenin e orës 7. U nisëm që të tre, unë , Fehmiu dhe djali ynë Mentori. Ndjehesha tepër e shqetësuar, dhe nga frika se mos na ndodhën ndonjë e keqe, vendoasa të hesht e t’i kryej urdhërat e tyre.
Arritëm të hipim në tren dhe rrugës deri te Hani i Elezit, na i kërkuan vetëm dokumentat.Pastaj u dha lajmi se kufiri është i mbyllur dhe nuk na jejonin të zbresim nga treni.
Unë e Mentori orvateshim të bëjmë diçka për të kaluar ilegalisht. Fehmiu nuk dakordohej me këtë. Më thoshte: ” Sadije, nuk jam i përgatitur për këtë mënyrë të largimit”, dhe unë heshta.
Kah ora 13 treni u nis të na këthejë prapë në Fushë Kosovë. Tre kilometra para se të arrijmë në Fushë Kosovë policia, paramilitarët dhe ushtria serbe e ndalën dhe e rrethuan trenin, duke na detyruar të gjithëve që të zbresim në një fushëgropë. Aty filluan malltretimet fizike, psikike, fyerjet sharjet dhe kërkimi i dokumentave.
Te rinjtë i kontrollonin nëpër xhepa, dhe kujt i gjenin ndonjë letër e radhitnin për pushkatim, duke u kanosur me armë gati për qitje.
Këtë Fehmiu nuk mund ta duronte. E hoqi mantelën e shallin nga koka. Mentori i tha:” Çka je duke bërë babë”. Fehmiu iu përgjegj : ” Shuj se kur të më shohin mua do tu shkojë mendja te unë dhe do t’i harrojnë djemtë që i kanë bërë gati për t’i pushkatuar”.
Më treguan më vonë se është dëgjuar që policët të kenë thënë:”Ja ku është ky që na e solli NATO-n”.Pastaj filluan t’i këthejnë dokumentet dhe na hypën në tre autobusë.
Fehmiu dhe Mentori u ulën, ndërsa unë isha duke kërkuar në vend për tu ulur ne autobus, dhe shikova se Fehmiu u çua për të dalë nga autobusi. E pyeta ku po shkon. Mu përgjegj se e ka thirrur një polic jashtë. Në atë moment mu këputën këmbët. Dhe u nisa pas Fehmiut.Kur heca nja 15 metra një oficer policie më tha se :”Kemi një bisedë 5 minutash”. I thashë, mirë, dhe u futa në autobus.
Pastaj e pashë që Fehmiun e futën në një veturë ngjyrë të kuqe. Me toki-voki biseduan me dikend afër dhjetë minuta, e pastaj shoferi e nisi autobusin. E luta shoferin që të mos niset, e ta presim Fehmiun, por ai me një shqipe të përzier me turqishte, më bërtiti se nuk pret më askend.
Vetura e kuqe u nis në drejtim djathtas, ndërsa autobusi majtas.
Prej këtij momenti unë i humba për gjithnjë lidhjet me bashkëshortin tim Fehmiun.
Rrugës më kot shikoja se mos e shoh veturën e kuqe, që më mori burrin me vete. Nga stresi nuk e ndjeja veten se ku ndodhem. Ishin çaste shumë të vështira dhe dramatike.
Kur mbërimë te stacioni i autobusave, njëri zbriti dhe ne të tjerët pas tij. Mentori më tërhoqi që të largohemi sa më shpejt, dhe ashtu vepruam, por nuk dinim ku të shkonim. Më në fund vajtëm përsëri në shtëpinë e Arifit, dhe tërë natën e lume pritëm se mos këthehet Fehmiu.
Në ora 6 të mëngjezit shkova në shtëpinë tonë në “Dragodan” me shpresë se mos është këthyer atje Fehmiu, por më kot. Atje nuk e gjeta. Shtëpia ishte demoluar e tëra. Pastaj e kërkova nëpër të gjitha 15 punktet policore, asnjëri nuk më jepte përgjigje. Në punktin te shtëpia e Veli Devës, më udhëzuan të shkoj të pyes në punktin te Këshilli Ekzekutiv.
Atje u paraqita te dera e hyrjes. Një person që kujdestaronte te dera më tha të pres, ndërsa vetë hypi lart të pyetën. Pas 15 minutave u këthye dhe më tha se nuk dijnë asgjë për Fehmiun.
Nëna e Albin Kurtit më vonë më udhëzoi që të pyes edhe në në burgun e Prishtinës, se mos është atje. Shkova edhe te burgu. Nëpërmjet interfonit më thanë se nuk japin asfarë informatash, dhe duke më sharë më urdhëruan që të largohem.
E lodhurr dhe e raskapitur u këtheva në shtëpi. Nuk më merte gjumi duke menduar se ku ta kërkoj Fehmiun. Më shkoi mendja se mos e kanë dërguar në shtëpinë e Ibrahim Rugovës. Nëse edhe atje nuk e gjej,atëherë vendosa të shkoj përsëri e ta kërkoj në Fushë Kosovë.
Para se të dali nga shtëpia e lëshova radion, dhe në atë moment një radiostacion serb në minutën e fundit të emisionit të lajmeve dha lajmin e zi se :“ Trupi i Fehmi Aganit është gjetur afër Lipjanit, dhe se e ka vrarë UÇK-ja”.
Nga shqetësimi i madh u humba e tëra, dhe pas një ore e mblodha veten dhe shkova te Qamile Jaka, vjehra e djalit tim, që të më ndihmojë të shkojmë në morg, pasi ajo kishte punuar në spital dhe dinte të gjindet më mirë.
Lajmin që e dhanë rasiostacionet serbe se gjoja UÇK e ka vrarë Fehmiun, e demantoi djali ynë Shpendi nëpërmjet BI-Bi-SI-së, me deklaratën publike se “Fehmi Aganin nuk e ka vra UÇK-ja, por e ka vra policia serbe”.
Unë e Qamilja vajtëm në morg. Dhe aty morrëm vesht se trupi i Fehmiut gjendet aty. Na pyetën a dëshirojmë ta shohim, dhe pasi ne u treguam të gatishme, na futën brënda.
E pamë kufomën e Fehmiut. Ishte qëlluar me plumb nga afër në mes të ballit dhe në dy anët në majë të kokës. E kishin qëlluar qëllimisht me tre plumba në kokë, sepse mëndja dhe koka e Fehmiut i pengonte Serbisë.
Aty e mbajta veten sepse e kisha edhe frikën e djalit-Mentorit, pasi atë e kisha lënë vetë në shtëpi.
Pasi i kryem të gjitha formalitetet e varrimit edhe në organet komunale, më ofruan edhe vendin e varrimit. Me sa duket nga kënaqësia që ndjenin se e kishin vrarë Fehmiun, pushtetarët serbë nuk më bënë probleme dhe më lejuan që ta varrosi afër varrit të Hilmiut,vëllaut të vet .
Të nesërmen në ora 11 shkuam për ta marë kufomën, unë,Qailja, Idajetja-motra e Fehmiut dhe Lulja vajza e motrës së madhe të Fehmiut. Mjeku i morgut na ftoi të hymë brënda. Unë nuk pranova.
U ula me një vend dhe pashë që drejt meje po vinin katër persona. Ishin kryetari i Këshillit Ekzekutiv, i komunës, inspektori i policisë Sasha Cvetkoviq dhe një shqiptar i dëgjueshëm, Selim Guxhufi. Kur mu afruan, më shprehën ngushëllime, por unë i refuzova dhe nuk pranova asnjë ngushëllim prej tyre.
Megjithatë ata filluan të flasin gjoja me keqardhje për vrasjen e personalitetit të Fehmiut, duke thënë se e kanë pasur profesor.
Tani edhe nuk më kujtohen të gjitha, por me kujtohet që inspektori i policisë kërkonte një bisedë më mua, por Qamile Jaka e refuzoi, e ai ia kishte dhënë telefonin, që unë të shkoj pas disa ditësh.
Këta katër persona shprehën dëshirën që të vijnë e të marrin pjesë edhe në varrim, por unë refuzova ashpër, duke u thënë: ”A e dini ju se Fehmiu ka dy djem, ka rrethin e tij të ngushtë e të gjerë të familjes, ka tërë kombin shqiptar, e ata nuk ndodhen këtu, e ju dëshironi të merrni pjesë, kjo nuk mund të ndodhën, unë nuk pranoj që të merrni pjesë”. Ata pas kësaj me një keqardhje të kamufluar u larguan.
Kështu që vetëm ne katër femra shkuam ta varrosin trupin e Fehmiut. Në varreza na pritnin katër romë, të cilët e lëshuan në varr trupin e pajetë të Fehmiut. Pasi e mbaruam varrimin, na ofruan makinën që të udhëtojmë nga varrezat për në shtëpi, por ne kategorikisht e refuzuam dhe u këthyem në këmbë.
Pas kësaj inspektori i policisë më kërkoi disa herë për të biseduar, por unë nuk pranoja të shkoj. Edhe nëpërmjet kartelës së lindjes që pati nusja jonë në vitin 1992, policët janë munduar të na hyjnë në gjurmë e të na gjejnë, por nuk arritën.
Dikur u bëra nervoze dhe caktova orën për të shkuar të bisedoj me inspektorin e policisë që më kërkonte kahmos, por atje më doli një inspektor tjetër i policisë, i cili kishte arritur nergut nga Beogradi. Bindja ime është se, ky inspektor ka qënë i dërguar nga Millosheviqi , për të mësuar mendimin e familjes sonë lidhur me ekzekutimin e Fehmiut, sepse vrasjen e Fehmiut ata mendonin ta mbanin si gjë sekrete.
Tani pas kësaj kur e kthej këtë film tragjik prapa, dhe kur e analizoj ngjarjen që ndodhi ditën kur e morrën Fehmiun dhe e futën në veturën e kuqe, aty kah ora 17 e 15 minuta, dhe deri në ora 19 e 20 minuta kur edhe është ekzekutuar, dalin dy orë të plota.
Sipas mendimit tim Fehmiun me siguri e kanë pru nga Fushë Kosova në Prishtrinë. Aty kanë vënë kontakt me Millosheviqin, ku me siguri Millosheviqi është munduar me lutje dhe kanosje për ta bindur për ndonjë gjë Fehmiun, dhe kur e ka pa se Fehmiu nuk pranon, ka dhënë urdhërin që të ekzekutohet.
Fehmi Agani dekorohet (post mortum) me Urdhërin e Lartë
“Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Pas varrimit të Fehmiut ne nuk organizuam pritje për ngushëllime, për shkak të sigurisë së familjes ku ishim vendosur.
Me të mësuar për vrasjen mizore të Fehmi Aganit,mbledhje komemorative u organizuan në Shkup, Tiranë e gjetiu.
Pas dy javëve nga dita e varrimit edhe ne vendosëm të largohemi nga Prishtina, por tani nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar nëpër Jazhince dhe u vendosëm në Tetovë, ku ishte vendosur më parë Shpendi me nusen e tij dhe fëmijët, pas tetë ditë e net duke pritur në Bllacë, me nusen shtatzënë shtatëmuajshe.
Secili prej nesh ka një histori të vetën.
Kësaj radhe patëm fatin dhe arrijtëm ta kalojmë kufirin, por pa Fehmiun.
Pas mbarimit të luftës LDK-ja organizoi kremtimin e tre mujorit, pastaj të një vjetorit të vrasjes së Fehmiut, duke dhënë mirënjohje, duke bërë homazh dhe duke vendosur kurora me lule mbi varrin e Fehmiut, ku morrën pjesë shumë njerëz dhe shokë të të ndjerit.
Kësi kremtimesh organizoi edhe Akademia e Shkencave të Kosovës, Fakulteti Juridik, degët e LDK-së në Gjakovë, Gjilan, SH.H.”Nënë Tereza”, Spitali i Gjinekologjisë, me ç’rast të ndjerit i janë dhënë mirënjohje (post mortum).
Tubime përkujtimore me rastin e gjashtë mujorit të vdekjes janë mbajtur edhe në Gjakovë e Prizren, me ç’rast janë evokuar kujtimet për të ndjerin Fehmi Aganin.
Familja Agani në Medresenë e Prishtinës ka organizuar pritjen për ngushëllime.
Më 21 dhjetor 2001, Presidenti i Shqipërisë , Rexhep Mejdani e dekoroi akademikun Fehmi Agani (post mortum) me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu” për kontributin e tij në zhvillimin e arsimit dhe të shkencës në Kosovë dhe përkushtimin e tij në mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare.
Këtë dekoratë e pranoi z. Sadije Agani, bashkëshortja e të ndjerit, sëbashku me të birin Mentorin që aktualisht gjendet në studime postuniversitare – shoqëria civile, në SHBA.
Me këtë rast z. Sadije Agani duke falenderuar anëtarët e akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtarët e Presidencës, tha se : ”Ky nderin nga ana e Presidentit të Shtetit Shqiptar për ne është me rëndësi të veçantë. Fehmiu tërë jetën e tij e çoi duke punuar për çështjen shqiptare. Fushat e dijes e të shkencës ishin veprimtaria e tij jetësore. Arsimi i brezave të rinj ishte ku punonte me dashuri të vazhdueshme. Organizimit të institucioneve të kulturës e të shkencës i kushtoi angazhim të madh. Brenga e tij ishte bashkëpunimi dhe mirëkuptimi midis forcave shqiptare, por edhe me të tjerët. Rezultatet e punës së tij i vlerësoni më mirë Ju dhe ata që do të vijnë pas nesh. Unë e dij se masë për çdo gjë në punën e tij ishte liria, dinjiteti, respekti për tjetrin dhe veten. Liria kombëtare ishte vlerë parësore e tij. Unë dhe fëmijët tanë ndjehemi krenarë që ishim pjesë e jetës së tij në këtë luftë të vazhdueshme”, thotë në fund z. Sadije Agani.
Fehmi Baftiu, jurist,avokat e publicist, njëherit kryetar i komisionit statutor në LDK, udhëheqës i shërbimeve të kryesisë së LDK-së, bashkërendues i komisioneve parlamentare, kryetar i Degës më të madhe së LDK-së “Qendra”, dhe ndihmës i z.Adem Demaçi-udhëheqësit politik të Zyrës së UÇK-së në Prishtinë, lidhur me personalitetin e të ndjerit Fehmi Agani, na tha sa vijon:
”Fehmi Agani ishte motor i të gjitha arritjeve politike në LDK. Ai bënte bashkërendimin e të gjitha formave të organizimit politik të LDK-së dhe partive tjera.Ishte personi që bëri ngritjen dhe aftësimin politik të vetë Ibrahim Rugovës. Ishte amortizues i të gjitha konflikteve ndërpartiake.Ishte këshilldhënës i rregullimit të raporteve politike. Dha kontribut të madh në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare. Ishte nismëtar i të gjitha lëvizjeve që ripërtërinin amullinë politike në Kosovë. Ishte bashkërendues i veprimeve politike në terren. Udhëheqës i urtë politik. Filozof i kreimit të politikës avancuese. Ishte shumë i afërt me Ibrahim Rugovën në ngritjen politike te të cilit ka ndikuar më së shumti.
Në tërë aktivitetin e vet Fehmi Agani iu dha çështjes kombëtare, por që për qëllim kishte zhvillimet politike në terren përmes një levizje paqësore. Ishte artikullim i qëllimeve të tija, dhe për aqë sa punoi ishte uniteti politik i partive politike shqiptare.
Vdekja e tij është enigmë më vete, dhe si bashkëpunëtor i tij , lirisht mund të them se vdejka e tij ka qënë pasojë e aktivitetit të tij politik, por edhe e frikës nga njohuritë e ecurive politike në Kosovë, që ai i njihte, e që dikuj nuk i shkonin për shtati.
Fehmi Aganin e vranë serbët, për këtë nuk ka asfarë dileme, por qëndrojnë dhe dyshimet e mësipëme.
Në mbledhjen e Rambujesë Fehmi Agani ishte njëri nga më aktivët në unifikimin e qëndrimit të faktorit shqiptar atje”.