Sanije Rexha, bashkëshortja e të nderit Abedin Rexha, i cili njihet edhe si Komandant Sandokani, është duke kërkuar drejtësi për bashkëshortin e saj të vrarë.
Ajo në disa komente, pas disa përgjimeve të publikuara ku dëshmohet se Nazim Bllaca ka qenë spiun i UDB nga viti 1996, ka adresuar kritika të ashpra.
Ajo ka thënë se Organi më i lartë i Vendit, respektivisht Kuvendi duhet t’i shpallë tradhtarë Nazim Bllacën, Adem Salihajn dhe Gani Gecin.
Komandant Sandokani njihet për kontributin e tij shumë të madh në luftën çlirimtare të Kosovës. /epilogu/