fbpx
Lajme

Gruaja e Toni Blerit: Kam qenë shumë me fat që mora librin e Thaçit, rrëfim mahnitës

Cherie Blair, gruaja e ish kryeministrit britanik, Tony Blair ishte pjesëmarrëse në promovimin e librit biografik librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography.

Duke komentuar librin, ajo ka thënë se bashkë me burrin e saj Tony Blair kanë një lidhje shumë emocionale me historinë e Kosovës.

“Kam qenë shumë me fat që mora një ekzemplar të hershëm të librit. Dhe më duhet t’ju them se bëhet fjalë për një rrëfim mahnitës. Por, më e rëndësishmja, është bërë një hulumtim i thukët nga gazetarët shumë të njohur këtu në Britani të Madhe, pra nga gazeta shumë e respektuar “The Times”, ka thënë ajo.

Blair ka theksuar se shpeshherë njerëzit janë duke harruar atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Sipas saj, ngjarjet në Kosovë ndodhën në fillet e karrierës së burrit të saj.

“Më kujtohet kur ai vizitoi refugjatët, të cilët iknin për të shpëtuar nga ajo që ndodhi atje”, ka thënë ajo.

Krahas Cherie Blair, në promovimin e këtij libri kishte marrë pjesë edhe ministri për zhvillim ndërkombëtar, Lord Michael Bates, ish sekretari i NATO-s, Lord Georg Robertson, historiani, Sir Noel Malcolm shumë deputetë, akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close