Epilogu

Gruaja e zvministrit të Kurtit del kundër Qeverisë – jo vetëm për mosekzekutimin e pagave, por edhe për disa çështje të tjera

Nga mosekzekutimi i pagave, deri tek emërimet në ministrinë e Shëndetësisë – Hatixhe Latifi-Pupovci, gruaja e zvministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, kritikon qeverinë e Albin Kurtit.

Gazeta Insajderi

Hatixhe Latifi-Pupovci, profesoresha dhe gruaja e zvministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka kritikuar Qeverinë Kurti teksa ka komentuar në një postim të ish-zvministrit të Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1, Edision Jakurti, i cili ka deklaruar se pushteti po e zbaton ligjin në mënyrë selektive me rastin e mosekzekutimit të pagave të mësimdhënësve.

Ai tha se kjo është padrejtësi e madhe, teksa ka bërë një krahasim me mbulimin e faturave të energjisë elektrike nga qeveria, përkundër se KEDS ka obligim kontraktual që t’i inkasojë faturat.

“Padrejtësi më e madhe se mos zbatimi i ligjit është zbatimi selektiv i tij. Për shembull, në veri është në rregull që të mos detyrohet KEDS-i që ose t’i inkasojë faturat, siç e ka obligim kontraktual, ose të lëshojë rrugë për shtetëzim dhe, vetëm në 3 vitet e fundit, t’i ndahen KOSTT-it 67.7 milionë euro për ta paguar rrymën atje – 10 milionë në 2020, 17.7 milionë në 2021, dhe 40 milionë me 10 gusht 2022. Ndërsa për të mos i paguar mbi 25 mijë mësimdhënës krijohet precedent duke e interpretuar një nen të një ligji në një mënyrë që mund të kontestohet lehtësisht nga një nen tjetër i po të njëjtit ligj”, ka shkruar ish-zvministri i Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1.

Në postimin e tij ka reaguar Latifi-Pupovci.

“Ky është kapitalizem i sëmurë. E pabesueshme”, ka komentuar ajo, shkruan Gazeta Insajderi.

Exit mobile version