Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër duke filluar nga ora 14:00, mban mbledhje të jashtëzakonshme.
Në mbledhje do të diskutohet rreth seancës që planifikohet të thirret në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet qe vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Njëherit, në mbledhjen e nesërme do të diskutohen edhe hapat e mëtutjeshme që do t’i ndërmerr Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të ministrit Abdixhiku, për anulimin e dy projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.