fbpx
Lajme

Habiten gazetat britanike: Kaq shumë optimistë janë kosovarët

Britanikët kanë mbetur të habitur me optimizmin e kosovarëve për të ardhmen nëntë vite pasi Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia. Kjo për shkak se kosovarët kanë dalë të parët sa i përket optimizmit në një sondazh të kompanisë amerikane për sondazhe hulumtuese dhe analiza, Gallup.

“Intriguese, shteti relativisht i ri i Kosovës, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 doli e para. Kjo dëshmon se përkundër kujtimeve të së kaluarës së trazuar jo shumë kohë më parë, ka shumë gjëra më të ndritura për të cilat kosovarët shikojnë përpara”, shkruan gazeta online britanike “The Independent”.

Kosova shënoi rritje krahasuar me vitin 2014.

Përafërsisht 1.000 të rritur nga 115 vende, nga mosha 15-vjeçare morën pjesë në sondazh në 12 muajt e fundit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close