Njëri nga veprimtarët e hershëm të LDK-së, njëkohësisht mik i afërm me Presidentin e ndjerë z. Ibrahim Rugova kishte treguar disa detaje interesante për Heroin Sali Çekajn.
“Angazhimi i Saliut ishte kryesisht në këtë frymë, të unifikimit të të gjitha grupeve sepse ashtu ne po flasim për mijëra njerëz, por ju nuk mund ta imagjinoni sa pak njerëz kishte të gatshëm për me shkue në luftë, megjithatë ishte simbolikë kur shkonin, unë kur e lexoj nganjëherë një nga imellat e Sali Çekajt, çka u ba s’po na vijnë njerëzit në luftë, edhe këtu po e dëshmojnë në studion tuaj sa kanë qenë fillimisht në luftën e Koshares përshembull. Problemi është pak ma kompleks se sa që po debatojmë ne…!”
Ish kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Hafiz Gagica, ka pranuar se mes ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-kryeministrit Bukoshi ka pasur një periudhë të ftohjes së marrëdhënieve.
Madje ka thënë se ka pasur tendencë ta largonin Rugovën nga skena.
“Raportet mes ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit, dhe presidentit Rugova, kanë filluar të zbehen nga fundi i vitit 1993. Në vitin 1994 kishte turbulence politike për të ndryshuar udhëheqjen që kishte vendosur Ibrahim Rugova dhe Bukoshi ishte adhurues i këtij grupi tjetër”, deklaroi Hafiz Gagica në Rtv Dukagjini.