Lajme
“Hajni i 2 milionëve përkrahës i PDK, babain LDK e motrën Vetëvendosje”
Debat i madh është zhvilluar për tentim vjedhjen e 2 milionë eurove nga zyrtari i thesarit brenda Ministrisë si Financave. Sipas të dhënave të para del se zyrtari Labinot Gruda ishte përkrahës i PDK-së.
Por, sipas deputetit të PDK-së z. Kujtim Gashi prindi i tij i cili njihet nga të gjithë është në LDK. Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i LDK-së z. Faton Bislimi ku ka thënë se motra e të dyshuarit është pjesë e Vetëvendosjes.