Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka folur rreth darkës së kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, duke thënë se kjo e dëshmon se Kurti ka guxim të dialogojë.
“Albin Kurti mund të flasë në emër të shqiptarëve shumë më shumë se sa ka mundur të flasë Hashim Thaçi. Arsyeja kryesore është futja në negociata me fusnotë pas shpalljes së pavarësisë, është bërë demarkacioni, Marrëveshja e 2013, është bërë marrëveshja ku tentohet të formohet një institucion i tretë në vend, krejt në fund janë hapur temat për kthimin e dhuratave të Rankoviçit, deri tek momenti kur Thaçi thotë “we are not problematic guys”. Ja ka hekur barrën Vuçiqit për krejt ato krime që ka kryer që ai të vijë në Kosovë, ku në një nga rastet e vizitës vjen e lavdëron Millosheviçin. Dialogimi i Thaçit ka qenë për nevoja personale”, ka thënë Abazi.
Por, Hashim Thaçi i udhëhoqi bisedimet në Kështjellën e Rambujesë, bisedime këto që sollën bombardimin e NATO-s dhe lirinë e Kosovës. Poashtu, i njëjti mori pjesë në bisedimet e Vjenës dhe e shpalli Kosovën shtet të pavarur. A ishin këto interesat personale të Hashim Thaçit?!
Poashtu, edhe gazetari Kushtrim Sadiku tregoi se deri në 2011 ishte folur për Autonominë e llojit të Tirolit Jugor për Veriun e Mitrovicës, por këtë e ndaloi intervenimi i Njësisë Speciale dhe marrja e pikave kufitare 1 dhe 31 atë kohë. Këtë operacion e drejtoi Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.
Haki Abazi i cili kishte zyrën në Beograd dhe ishte takuar me gjeneralët serbë, poashtu sipas Thaçit: Haki Abazi ishte në Kopaonik tri herë, takoi zyrtarët e qeverisë së Serbisë.