Epilogu

Haki Abazi i VV-së e fajëson Thaçin për mosarritjen e marrëveshjes me LDK-në

Haki Abazi i cili është zgjedhur deputet nga Vetëvendosje po e fajëson presidentin Hashim Thaçi për mosbërjen e koalicionit qeverisës mes partisë së tij dhe LDK-së.

Sipas tij, presidenti aktual së bashku me njerëzit e tij po e parandalojnë këtë, ndërsa thotë se qëllimi tjetër i Thaçi është ndarja e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Thaçi me sejmenët tij kanë dy qëllime për të cilat po punojnë panderprerë: 1. Të parandalojnë formimin e qeverisë LVV- LDK dhe 2. Të realizojnë ndarjen e Kosovës – dhuratë për ‘dhurimin’ e Vuçiqit”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se VV dhe LDK do të takohen sot nga ora 17:00, por këtë here në tryezë do të diskutimeve do të jenë edhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Albin Kurti e Isa Mustafa u takuan mbrëmë për rreth dy orë në Kuvend, por nuk arritën marrëveshje, pasi asnjëri nuk po lëshojnë pe për pozitën e kryekuvendarit. VV thotë se nuk e tërheq Glauk Konjufcën me asnjë çmim pasi vet LDK-ja e ka votuar, kurse kjo e fundit po e kërkona të për një vit deri në zgjedhjen e Presidentit me propozimin e tyre. /Reporteri.net/.

Exit mobile version