Epilogu

Haki Abazi: Milaim Zeka të tregoi përse u festua në Suedi, natën kur u vra Ahmet Krasniqi

Edhe 24 orë pas intervistës së ish kryespiunit shqiptar, Fatos Klosi në Kosovë vazhdojnë debatet.

Kryesisht analistët dhe njerëzit e kohës ndalen të zbardhja e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil.

Në vazhdën e këtyre reagime është edhe Haki Abazi, njohës i çështjeve politike. Ai thotë se Fatos Klosi duhet të përgjigjet kush e ka vra Ahmet Krasniqin dhe përse është festuar atë natë në Suedi. Bile Abazi këtu e përfshin edhe gazetarin Milaim Zeka.

“Fatos Klosi duhet te pergjigjet kush e ka vrare Ahmet Krasniqin dhe perse eshte festu ne Suedi ate nate- me dashte tregon edhe Milaim Zeka per Suedine edhe lirmin e te burgosurit enigmatik nga Tirana”, ka shkruar Abazi.

Exit mobile version