fbpx
Lajme

Haki Abazi: Për shkak të Thaçit më 27 qershor fillon shpërbërja e Bosnjës

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka shpenzuar miliona euro për projektin e ndarjes së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Abazi në Facebook ka shkruar se rreziku për vendin po shkon duke u rritur, derisa ka përmendur projektin për ndarjen e Kosovës.

Lexo Edhe:
Abazi e quajti Thaçin shërbëtor të Serbisë, Këshilltari i Presidentit i reagon: Je si zgjebja
“Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet. Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellë izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet”, ka thënë ai.

Ish-zëvendëskryeministri ka thënë se dialogu me këtë qeveri ia mundëson Serbisë që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë që ta përplasë Kosovën me shqiptarët në SHBA.

Abazi ka thënë se me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnjës dhe izolimi i shqiptarëve.

“Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale në Washington DC ia mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë. Më 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnje Hercegovinës dhe izolimi i shqiptarëve”, ka thënë Abazi. /Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close