Haki Abazi “shpërthen” ndaj Vlora Çitakut: Ambasadore ilegale, mashë e Thaçit
Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Presidentit Thaçi për ta larguar nga pozita e ambasadores së SHBA-së, Vlora Çitaku, njofton GazetaBlic.Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thënë se Çitaku ka qëndruar në pozitën e fundit, derisa, sipas tij, ka keqpërdorur mijëra euro si ministre.“Një kryeminstër ilelgal e tinzar, kur paguan vet ha sandëich kur paguan shteti “e ha me tesha vesh”.”Një qeveri pakurriz, kuislinge e propaganduesish, me nga 120 kg droge neper sirtarë të këshilltarëve politikë e kujt tjetër jo. Një ambasadore ilegale, mashë e presidentit ilegal që ilegaliaht ka qëndruar në pozitën e fundit derisa ka keqpërdorur mijëra euro si ministre. Në aktin e fundit para se të rrëzohet perdja e turpit po bëhet gati edhe për një akt tjetër ilegal. Një dyzinë individësh hipokrit në qeveri ilegale kuislinge që nuk janë të zgjedhur, nuk kanë marrë votat as në partinë e tyre e as në zgjedhjet e përgjithëshme por që e mbajnë peng vendin për interesat e klaneve dhe grupeve që ë kanë varfëruar vendin dhe ja kanë zbehur kredibilitetin në çdo anë. Aty janë jo për shtetin e as për qytetarët por per nipat dhe dajat e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, kjo shpërfaqë sistemin e antidemokracisë dhe kapjes dhe vendi ka nevojë të domosdoshme të përfundoj kjo dramë sa më parë.Kujtojmë, ambasadorja Vlora Çitaku ka konfirmuar se është zyrtare që do të largohet nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./GazetaBlic