Epilogu

Haki Abazi sulmon Edi Ramën: ‘Promaja’ në Ballkan ta then qafën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky po përflitet si person nën hetim nga FBI për shkak “të lidhjeve me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Abazi e ka përmendur Ramës idenë e ”Ballkanit të Hapur“.

”Kaq për Ballkanin e Hapur. Vazhdojmë me Procesin e Berlinit se ”promaja” në Ballkan ta then qafën“, ka shkruar Abazi në Facebook.

Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së është vendosur në dy akuza të hënën në darkë, ndër tjerash për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me Edi Ramën dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Exit mobile version