fbpx
Lajme

Haki Abazi: Thaçi duhet të jap dorëheqje, nuk i dal në mbrojtje askuj

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur rreth dorëzimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale drejtuar Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Abazi në Edicionin Special në Klan Kosova ka deklaruar se LVV-ja beson në luftën e drejtë të UÇK-së.

“Mendoj se me gjakftohtësi duhet bërë disa konstatime të cilat shpesh herë për brenda rrjedhave dhe proceseve politike sikur arrin të bëhen me qëllime të mbështjellura një është që edhe ish-prokurori i Dhomave Speciale Williamson, qartazi e tha se këtu nuk kemi të bëjmë në asnjë formë dhe në asnjë moment me UCK-në”.

“Unë e kam thënë qysh në ditën e parë që gjykata speciale është produkt i dredhjes së duarve të deputetëve të atij legjislacioni nga vet Thaçi për ta miratuar gjykatën”.

“Gjithashtu qëndrimi i LVV-së është që askush nuk mundet me gjykuar luftën e drejtë të UÇK-së dhe periudha më kulminante e formimi të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës është pikërisht pjesa e luftës dhe guximi dhe heroizmit i madh i njerëzve të cilët kanë luftuar. Kjo është një pjesë e mbyllur që nuk mund të preket nga askush, nga asnjë institucion as vendo dhe as ndërkombëtar”.

I pyetur se a del në mbrojtje të Veseli dhe Thaçit, Abazi theksoi se nuk del në mbrotjtje të askujtë.

“As sot, as dje dhe as nesër nuk do të dal në mbrojtje të askujt që është i apostrofuar për krimet e aq me pak dikush që ka krijuar gjykatë për veten ose për shokët e vet”.

“Ajo është barrë e përgjegjësisë që duhet ta mbajnë ata nuk kam nevojë mi dal askujt në mbrojtje, mendoj që kemi të bëjmë me njerëz të rritur, nuk barti përgjegjësi për veprat e askujt”, ka deklaruar Abazi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close