Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi thotë se rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti ishte pjesë e një marrëveshje të fshehtë në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa.Madje, sipas Abazit, edhe deputetët e LDK’së nuk janë të informuar për një skenar të tillë. Thotë se pjesë e marrëveshjes është që LDK ta bëjë sërish Thaçin president vitin e ardhshëm.“Për çdo ditë po zbulohet skenari në mes të Thaçit dhe Mustafës për rrëzimin e qeverisë Kurti. Lidershipi i LDK’së ka kushtëzuar edhe atëherë deputetët që të votojnë Thaçin president”, kujtoi Abazi kohën kur Thaçi u zgjodh president.
“Në vazhdimësi është parë një trajektore e bashkëpunimit. LDK është nëndegë e PDK’së dhe interesit të Thaçit”, shtoi Abazi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.Abazi thotë se Thaçi ka bërë trysni ndaj deputetëve të minoriteteve jo serbe që të mos votohet qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Një gjë e tillë sipas tij ka ndodhur, një ditë para votimit të kësaj qeverie në parlament.“Është bërë trysni edhe mbi grupet minoritare që ata të tërhiqen. 1 ditë para se të votohet Kurti kryeministër, Thaçi u ka kërkuar grupeve minoritare jo serbe që të mos e votojnë qeverinë Kurti”, tha Abazi.
Ai ka theksuar se pas ‘skenarit të përgatitur për rrëzimin e qeverisë zgjedhjet janë opsioni më i mirë’.