Janë numëruar 100 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Istog.
Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.
Kreu aktual i komunës ka marrë 671 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.