Shkruan: Halil Geci
Ribotim
Një reagim kundër disa mediave dhe portaleve ku mua dhe familjen time e lidhin me privatizimin e lirë të tokave,dhe gjdo herë kur ndodhë diqka e ligë dikush ka deshirë te na krahasoj me ata që kanë luajtur k…. me AKM e asaj kohe dhe pasurin e shtetit,dhe gjejn preteks dhe lidhën për…. tim dhe familjes sime.
Miqet e mi dua tua shpjegoi se para pak dite disa nga portalet dhe mediat më paskan përfshirë mua si njërin nga privatizusit e pronave të lira duke me krahasuar mua me grupin e atyre që kan blerë tokë pasurin e shtetit me vlera të lira.
Në kohën kur disa portale kan shkruar unë kam qen në në një pushim dhe kam qenë jasht rrjedhave sot disa miqë me than se tu ka permend emri duke te krahasuar ty me blersit e lirë.
Unë u qudita dhe vendosa të reagoi dhe t’ju spjegoi se si ka ndodhur privatizimi i Fabrikes të tjegullave në Skenderaj,si dhe blerja e tokes për të cilen mu ka permend emri.
1.Fabrika e tjegullave IMN Skenderaj ka dal në tender në rundin e tret të 2004 es.
Fabrika u shitë me spinof special,me obligime shtesë me kushte që brenda dy vite e kam pasur detyrim të domosdoshem ti mbaj në mardhënie pune 150 puntor si dhe 2 milion investime,me mbikqyrje të rreptë të zyrtarve të AKM-s ku shitja e aseteve e posaqerisht ato me spinof special mbikqyrej nga të huajit ,ku unë dhe firma që udhëheqa quhet edhe sot “7 Vëllezërit Geci”. Me akcionar unë dhe 6 vëllezërit tjerë.
Fabrika u ble 1 milion e 200 mij euro ofertusi i dytë ka qenë nese nuk kam harruar 1 milion euro,ofertusi i tret ka qen 600 mij euro.
Fabriken të cilen e kam blerë unë nuk është tjetersuar ashtu siq i kan tjetersuar pronat tjera,por është ajo e para dyzet pes viteve ku marrin pagë dhe jetojn dinjitetshem afro 100 familje.
Parat për ta bler Fabriken i kemi huazuar nga Behgjet Pacolli 760 mij euro,kurse shumën tjeter i kemi marrur përmes Bankes ku garantus ka qen një mik i joni,parat ua kemi kthyer me nderë huazuesve ,dhe nga ajo kohë deri me sot jemi gjithmon me kredi nga të cilat spo mundemi te dalim.
Toka të cilen e kemi blerë ka qenë dikur tokë e dajallarve tonë nga Broja,toka ju ka marrur dajallarve tonë nga pamundesia e pageses të tatimeve në pronë(porezit) toka ka qen djerrinë dhe kur u dalur në shitje dajallaret na kan sygjeruar ta blejm dhe neve e kemi blerë së bashku me një pjesë tjeter në klinë ku edhe ajo ka qen dikur e jona,e kusheririt tim Avdi Gecit, ku edhe sot i kemi tapit e Turqisë,dhe quhet kodra e kalit, në të dya këto lokacione tokash jan paguar 350 mij euro ,10 herë më shtrejt se ofertusi i dytë dhe 30 here ma e shtrejt u bler se sa ofertusi i tret,nga frika se po na e marrin jemi shkuar shumëfish më shtrejt se ofertusit tjerë,ato toka sot millen me grurë dhe ushqehen të gjithë ata që kërkoin ndihmë nga ne,toka u blerë në emer të firmes
“7 Vëllezërit Geci” ku si aksionar jemi shtat familje,ky është realiteti dhe ata që mundohen me na barazuar me të tjeret gabim e kan.