Përgjegjësi për media në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi ka njoftuar se në vendin tonë pritet të ndodhë një investim i hauj me shifër tejet të madhe.
Bëhet fjalë për një marrëveshje e cila siguron investime të një kompanie amerikane në shumë prej 1.300 miliarde euro, shkruan Indeksonline
“Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës. Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MË”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ndodhi investimi ma i madh i huej ne Kosove: 1.300 miliarde euro
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ne takim me Komitetin Drejtues për Termocentralin “Kosova e Re” dhe përfaqësuesit e Kompanisë amerikane “Contour Global”, ka arrite marrëveshjen për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Marrëveshja siguron investime te kompanise amerikane prej 1.300 miliarde euro.
Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MË.
Me komponentën e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës,
Arritja e marrëveshjes është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve dhe e nji finale maestrale te kryeministrit Haradinaj!
Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023, do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.
Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është ngjarje historike për popullin e Kosovës sepse energjia është kushti i pashmangshëm për të ardhmen prosperuese ekonomike, politike dhe sociale.
Zoti Kryeminister Haradinaj, falemnderit!
Go on Prime Minister!