Epilogu

Haliti: Dyshimet e mia janë që Ahmet Krasniqin e vranë fraksionet e veta, isha me një izraelit kur mora lajmin

Njëri nga krerët e UÇK-së, njëkohësisht njëri nga eksponentët kryesor të LPK-së z. Xhavit Haliti në një dokumentar të RTSH-së kushtuar të ndjerit Ahmet Krasniqit, ka treguar për dyshimet e tij në lidhje me vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Ai ka theksuar se “Unë nuk mund të them, nuk mund ta drejtoj gishtin, por dyshimet kanë qenë edhe janë që mund ta kenë vrarë ata, fraksionet e veta, mund të ketë pasur inicim nga grupe jashtë atyre formacioneve, ka akuza që edhe ne e kemi vrarë e ka vra Xhavit Haliti… por jo more se unë e kisha mik“.

Më tutje Xhavit Haliti ka treguar se “atë natë kur ka ndodhur ngjarja, unë kam qenë tek Xheri, tek restoranti që ka qenë prej më të mirëve në Tiranë, duke biseduar me një përfaqësues të Izraelit që kishte ardhur përmes kanaleve të caktuara. Kemi qenë unë, Fatmir Zymberi, Shaban Muja për të biseduar për cështjet që na interesonin neve si ushtri. Në ndërkohë më ka thirrë Fatos Klosi në telefon, thot ku je, i thash qe jam te Xheri këtu me do shokë duke ngrenë e duke pi, tha e kanë vra ministrin, i thash cilin ministër, ministrin e Bujar Bukoshit, kush i thash, tha nuk e dijmë po më trego ku je, i thash te Xheri por nëse të duhet po vij nëse ka nevojë, normalisht pak ishim të nxehtë sepse ishim duke pirë verë, në ndërkohë kanë ardhur ata policia e rajonit 3 më duket të Tiranës, ata na kanë pri me makina para a mbrapa nuk e dij, kemi shkuar tek Rogner, meqenëse Fatmiri flinte në Rogner, dhe meqenëse këto mediumet në Kosovë e quajnë Shtabin e Përgjithshëm, Shtabi i Rognerit, unë kam pasur kënaqësi shumë të madhe kur vinte Fatmir Zymberi sepse ai e merrte një dhomë dhe flija me të në dhomë, jo pse flija, sepse unë flija nëpër shtëpia kështu, nëpër banesa e nëpër shtëpia, por kënaqësia ime ishte me u la sepse kishte ujë mjaft“.

Exit mobile version