Epilogu

Haliti flet për tentim-vrasjen e tij në vitin 2001: politikanët ndërhynë në zbardhjen e rastit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për tentim-vrasjen e tij, që ishte planifikuar në vitin 2001.

Halili ka hedhur akuza ndaj disa politikanëve, pa përmendur emra, duke thënë se kanë penguar zbardhjen e rastit.

Ai thotë se e di saktë se kush janë këta persona dhe arsyet pse kanë penguar zbardhjen e rastit.

“Ka pas raporte me dikënd të grupit këtu. Ka qenë i monitorum nga specialistë të huaj këtu, që janë në Kosovë dhe në momentin që është informu nga dikush i grupit, që po dojnë me kry një rast, një vrasje, që po dojnë me vra Xhavitin, ai ka njoftu forcat, këta të huajt që kanë qenë aty dhe e kanë marrë këtë djalin dhe e kanë fol, bile edhe e kanë shpërbly ata që e kanë marrë në pyetje. Ajo që është me rëndësi, është që edhe pse kanë pas informacion të saktë për grupin kriminal, për përpjekjen dhe për planin, Policia ka desht me vazhdu hetimet dhe strukturat parapolitike ju kanë thanë jo, mos e hapni këtë çështje. Tash unë po them se e dijnë ata që na dëgjojnë, po besoj që e dijnë që edhe unë e di se s’ua kam thanë najherë. Unë e di, i di të gjithë, e di kush janë, pse e kanë nalë”, ka thënë Haliti në ATV.

Ai është pyetur nëse këta politikanë janë ende në Kosovë. Sipas tij, këta persona janë pjesë e Policisë së Kosovës, por që urdhërat i kanë marrë nga njerëz të politikës.

Haliti ka zbuluar se kishte pranuar një shkresë se cili kishte qenë plani dhe se ia kishte dorëzuar ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxhës, por që thotë s’kishte ndërmarrë asnjë veprim.

“Po, po. Akoma janë në Polici, janë të fortë bile. Policë po, po ata i ka urdhnu dikush prej politikës, prej parapolitikës me ndal hetimin. Ajo është publike që kanë desht, e ka ba publike edhe ky Shkumbini që është në burg i akuzum për vrajsen e atyne të UNIMIK’ut. Ai ma ka dhënë pastaj, pas 10 vjete gati, ma ka dërgu përmes avokatit një shkresë informim se cili ka qenë plani. Atë shkresën ia kom dorëzu prokurorit të Prokurorisë Speciale zyrtarisht, Sylë Hoxha, po s’është ndërmarrë kurgjë për këtë punë. As s’është marrë kush në pyetje për këtë punë”, ka deklaruar Haliti. Ndryshe, dje A2CNN raportoi se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë atë, Albin Kurti dhe Ismet Haxhën, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Exit mobile version