Njëri nga eksponentët kryesor të UÇK-së z. Xhavit Haliti, në një intervistë të mëhershme kishte treguar disa detaje sa i përket financimit e furnizimit të UÇK-së.
Ai ka treguar se si bashkëshortja e veprimtarit Nait Hasani, sipas Xhavit Halitit e ka rrezikuar veten dhe nga teksti i mëposhtëm mund të konstatohet se agjensioni ku punonte ajo nuk kishte marrë përqindje (kamatë) për dërgimin e të hollave për UÇK-në.
Ai kishte theksuar se “Në atë kohë nuk ka qenë e lehtë, ju duhet ta merrni me mend, paret për UÇK-në shumë herë është dashtë me i dërgu përmes linjave të rregullta dhe me pagu kamatë për to. Disa nga agjensitë që rrehin gjyks që kanë ba shumë, kanë marrë edhe 3% të këtyre pareve për me ua dhanë njerëzve këtu se u dashtë me i qu privat. Nuk ka qenë e lehtë, përshembull ti e ke, gruja e Nait Hasanit është ndjekë me u arrestu sepse ka qenë njëra nga ato që në një agjension, fatmirësisht është agjensioni, do të thoja dy janë agjensionet që s’kanë marrë para për dërgimin e të hollave dhe ky agjension (ku punonte gruja e Nait Hasanit) nuk ka marrë atë kohë para, edhe pse pronari i saj nuk e ka ditë tamam si është puna, por pse ka shku me i marrë paret u detyru me lëshu Kosovën“.