Njëri nga eksponentët kryesor të LPK-së dhe UÇK-së z. Xhavit Haliti ka treguar disa detaje të pathëna për Ish kryeministrin dhe Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit z. Ramush Haradinaj.
Ai tregoi se “Ramushin e kam njohur në vitin 1995, kemi shkuar me bisedu pas atij sulmit që është bërë në Jabllanicë, bashkë me Ali Ahmetin, Fazli Veliun e Emrush Xhemajlin, mendoj si komandant i ushtrisë për Zonën e Dukagjinit, ka bërë aq sa ka mujtë dhe aq sa ka ditë – shumë, nganjëherë s’jam pajtu me të sepse jam frikësu që po e tepron dhe po e dëmton vetëvetën, para se të hyj në Kosovë në vitin 1998, që të mos vjen në Kosovë, sepse ka qenë i vetmi mbajtës i familjes, dhe këtu i ka pas vëllezërit e tjerë të gjithë të lidhur me luftën, po prapë mendoj që ka qenë një nga komandantët më të suksesshëm të luftës“.