fbpx
Lajme

Haliti – Konushevci: Ata e kanë gjuajtur makinën shkaku i dritave të gjata, një emër aty përpiqet të fshehet

Njëri ndër drejtuesit kryesor të LPK-së dhe UÇK-së z. Xhavit Haliti në një dokumentar për RTSH-në, ka treguar disa detaje të panjohura për vrasjen e Heroit Ilir Konushevci.

Ishte aksident mes një grupi i cili ka dashtë t’i plaqkis, ndoshta ka pasur prapavijë por interpretimi mediatik është krejtësisht i qëllimshëm dhe i pavërtetë, por atë ditë unë nuk isha në Tiranë, por jam nis në Zvicër dhe Gjermani sepse e kemi pasur mbledhjen e përgjithshëm të LPK-së, por në mëngjes në një pritë kanë ra një grup prej 5-6 veta, që emrat e tyre janë publik, por një emër përpiqet të fshihet dhe ky është një problem në vete, emri nuk është gjallë por ishte pjesë e pritës, por dy emra të cilët janë gjallë, njëri është në Amerikë, e tjetri mund të jetë në Bruksel ose eventualisht në Tiranë“.

Xhavit Haliti më tutje tregoi edhe për ngjarjen tronditëse, respektivisht për pritën që i organizuan këtij grupi: “Sipas asaj që mua më treguan pastaj, aty ka ndodhur një e papritur, sepse maunja me armatim që ka qenë para se të arrijnë këta, se Iliri me dokorin edhe me një person tjetër ishin në një makinë mbrapa, por më kanë thënë që përpara ka qenë maunja me armatimin dhe normalisht këta që ishin me veshje kamuflazhi e kanë ndalë makinën dhe i kanë zbritë shoferin dhe shoqëruesin e tij, i kanë zbritë në tokë, e kanë marrë maunën dhe i kanë shkarku diku, këta nuk kanë rezistuar, por këta që ishin në maune ishin shtetas të Shqipërisë dhe po besoj që ishin pjestarë të Gardës…”.

Xhavit Haliti vazhdoi rrëfimin e tij ekskluziv duke treguar ngjarjen: “në ardhje pastaj, këta i kanë pasur dritat e gjata, gjithnjë sipas interpretimit që ma kanë bërë ata që dijnë më shumë se unë, kanë shti me armë në drejtim të makinës jo për t’i vrarë por për t’i fikur dritat e gjata, por këta kanë dalur dhe njëri që ishte në makinë i cili s’mund ta them, ka shtë në drejtim tek këta që kanë qenë në pritë dhe e kanë plagosur vëllaun e njërit prej tyre, dhe e kanë qu në spital dhe aty ka vdekë, dhe në gjakënxehtësi që i ka vdekur vëllau është kthy bashkë me dikënd i kanë zënë në rrugë dhe i kanë ekzekutuar“. https://www.youtube.com/watch?v=AVN2lYMuwyQ video 12:00

Qerim Kelmendi kishte treguar se vrasësi është Bislim Demiri.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close