fbpx
Lajme

Haliti paralajmëron përplasje mes ndërkombëtarëve për ndryshim apo jo të kufijve të Kosovës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka komentuar për zhvillimet e pritshme që do të ndodhin me 4 shtator në Uashington.

Haliti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova nuk e ka fuqinë për të vendosur veto në ndonjë proces.

“Në rrethanat që jemi askush nuk ka nevojë të qet gjoksin para. Bota po ndryshon shumë. Shtetet e fuqishme në Ballkan janë të preokupuara me problemet mes Turqisë e Greqisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i PDK-së, thotë se Kosova duhet të jetë e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë por nuk duhet ta teprojë me kërkesa.

“Ne nuk jemi të gatshëm të luajmë rolin e të fortit të ballafaqohemi me problemet që kemi. Ne duhet të punojmë për të mirën e këtij vendi”.

Haliti thotë se Kosova do të përballet me vizion Evropian që nuk dëshiron ndryshim të kufijve dhe me atë të Grenellit që edhe mund të pranojë ndryshimin e kufijve.

“Për këto dy opsione do të përplasen ata që i proklamojnë”.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se si në takimin e 27 qershorit që u planifikua në Uashington ashtu edhe në këtë të 4 shtatorit, protagonisti është Amerika.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close