fbpx
Lajme

Haliti: Strukturat e UÇK-së gjatë luftës e kanë pasur një përplasje me Kurtin dhe ia kanë tërhequr vërejtjen

Njëri nga themeluesit e UÇK-së z. Xhavit Haliti ka treguar për rolin e Kryeministrit Kurti në UÇK. Ai në emisionin ATV ka thënë se roli i Kurtit ishte minor. Sipas tij, për shkak se ishte njohës i gjuhës angleze dhe serbe, baci Adem Demaçi e ka afruar Kurtin si përkthyes. Xhavit Haliti ka treguar se baca Adem Demaçi i kishte treguar për këtë

Xhavit Haliti ka treguar se gjatë luftës Kurti e ka pasur një përplasje me drejtuesit ose strukturat e UÇK-së për një çështje që ai ka thënë se nuk do ta tregojë tani. Por pas atij momenti, strukturat e UÇK-së ia kanë ndaluar Kurtit të flas në emër të UÇK-së sepse ky i fundit e kishte dhënë një deklaratë që nuk i kishte pëlqyer atyre.

Xhavit Haliti ka treguar pas daljes nga burgu, ai dhe Hashim Thaçi e kanë vizituar në shtëpi Albin Kurtin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close