Haliti: Vetëm një natë kam fjet në Rogner, dolëm se na kishin futë 20 mikrofona për të na përgjuar
Xhavit Haliti kishte folur në RTV Dukagjini për hotelin e folur e shumëpërfolur të Shqipërisë, i njohur si Rogner.
“Në “Rogner” ka fjetur Ahmet Krasniqi, nëse e gjen në librat e Hotel Rognerit që ka fjetë dikush prej Shtabit të Përgjithshëm unë mbyllem në shtëpinë time. Njëherë kemi fjetë kur jemi kthy prej Rambujesë, bile nuk kemi fjetë, sepse na kishin futë agjenturat në secilën ka 20-30 mikrofona e na kanë marrë ata të Shqipërisë e na kanë dërgu në Dajt atje te shtëpia për shkak të mikrofonave që na kishin futë. Kemi pas konferenca për shtyp në Rogner, ne të UÇK-së kemi fjetë nëpër banesa e nëpër shtëpia. Në villën e Mehmet Shehut ka fjetë Bujar Bukoshi, në villën e Enver Hoxhës ka fjetë Ibrahim Rugova”
“Në “Rogner” ka fjetur vetëm Ahmet Krasniqi derisa i kemi gjetur një shtëpi. Kur ka ardhur në Tiranë është vendosur në hotel, derisa është vendosur në shtëpi. Edhe shtëpinë në ja kemi gjetur”, tha ai.
Haliti ka thënë se raportet e tij me Ahmet Krasniqin kanë qenë normale, por disa media kanë bërë propagandë, por edhe këtë ai e arsyeton.
“Nuk e kam problem propagandën, pasi janë dy palë dhe është normale”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti.