Vëllai i Fatmir Haklajt, Hamdi Haklaj ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita”, ku thekson të gjitha prapaskenat që u luajtën deri tek vrasja e Azem Hajdarit.
“Është shumë e vërtetë, se Remzi Hoxha ka përgjue takimin e fshehtë të Saliut, Sllobodan Millosheviqit dhe Kiro Gligorovit në Ohër të Maqedonisë. Vëllai im Halili ka qenë i njohur me Remzi Hoxhën. Vëllai im Halili i përkiste grupit të rezistencës dhe ka qenë i dënuar në mungesë me 8 vjet burg nga gjykata serbe e Pejës në vitet 93-94”, shprehet ai.
Lidhur me këtë takim është përfolur shumë në media, por se nuk ka ndonjë provë konkrete nëse ai është zhvilluar apo jo.
Ky mbetet gjithsesi një version i pakonfirmuar zyrtarisht teksa dëshmia e Haklajt i shtohet akuzave publike në adresë të Sali Berishës.