Profesori Muhamet Hamiti ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti dhe deputetes Pacolli ku këta të fundit fajin ia lanë qeverive të kaluara për krizën që po përballet Republika e Kosovës.
Hamiti përmes një postimi në profilin e tij ka ka lënë të nënkuptohet për një krahasim të regjimit komunist të Enver Hoxhës me qeverisjen e Kurtit.
“Regjimi komunist i Enver Hoxhës ka fajësuar për 46 vjet sundimin 14-vjeçar të Ahmet Zogut për prapambetje të Shqipërisë”, ka shkruar Hamiti.
Kurti, në një konferencë për media pak minuta më parë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.