Epilogu

Hamza: I arrestuari Irfan Lipovica nuk është dhëndër i imi, do ta padis shpifësin, shihemi në Gjykatë

Shkruan: Bedri Hamza

Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët.

Prandaj, nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë.

Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet.

Gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi.

Qëndrim, shihemi në gjykatë!

Exit mobile version