Epilogu

Hamza: Kam votuar kundër miqve të mi në borde, u kam thënë se s’jeni për këtë punë

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, profesor Bedri Hamza, ka treguar në T7, një ngjarje interesante për emërimin e bordit Trepçës. Ai ka thënë se sa ishte në Qeveri kishte votuar kundër tyre.

Por pas votimit kundër, ai tregoi se ka takuar miqtë të cilit kishin aplikuar në këtë pozitë, dhe ata e kishin pyetur përse nuk votove pro nesh pasi ti na njeh edhe personalisht. Përgjigja e Bedri Hamzës ishte interesante. Pikërisht, bash për qato që ju njoh kam votuar kundër, sepse ju nuk jeni për atë punë.

Kjo ishte befasuese sepse pak politikanë të Kosovës e kanë patur një qasje të tillë.

Bedri Hamza është në trend pozitiv për t’i fituar zgjedhjet komunale në qytetin e Mitrovicës.

Exit mobile version