fbpx
Lajme

Haradinaj e çon djalin në Gjimnazin privat të cilit ia ndau 659 mijë euro nga buxheti i shtetit

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se djali i tij i madh, Gjini ka nisur një eksperiencëtë re në shkollën ‘Loyola’ në Prizren.

Dhe kjo duket se nuk është krejt e rastësishme.

Një vit më parë, , Haradinaj, ani pse ky Gjimnaz ishte privat, kishte vendosur ta ndihmonte me paratë e shtetit.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Haradinaj në vitin 2018, në muajin tetor,  kishte vendosur ta mbështesë me hiç më pak se me 659 mijë euro, vendim ky që ishte nënshkruar nga vetë Haradinaj.

Një veprim i tillë nga Qeveria e Kosovës kishte ardhur, pasi ishte raportuar se shkolla ka problem financiare, shkruan lajmi.net.

Nga 659 mijë euro të kësaj shume të ndarë nga Qeveria e Kosovës,  308,858.54 euro shkojnë për rimburësimin e pagave të bashkëpunëtorëve të këtij gjimnazi, 300,000 euro të tjera shkojnë për themelimin dhe funksionalizimin e shkollës së lartë profesionale “Loyola Profesional”, ndërsa 50,000 euro të tjera për shpenzime vjetore të kësaj shkolle prej vitit 2019.

Teksa ka njoftuar se djali i tij po nis këtë rrugëtim në ‘Loyola’, Haradinaj ka thënë po ashtu se qeverisja e tij ka shënuar rezultate në rritjen e cilësisë.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, ka shkruar ai.

Më poshtë ju sjellim vendimin që ka siguruar lajmi.net, nga mbledhja e Qeverisë për ndarjen e mjeteve për këtë Gjimnazin “Loyola”. /Lajmi.net/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close